Biznesi nuk gjen punëtor, eksperti Erald Pashaj: Tregues për zhvillimin e vendit

3 Shtator 2021, 10:16

Erald Pashaj ekspert për çështjet e punësimit dhe që prej vitesh ka zhvilluar sondazhe mbi tregun e punës në Shqipëri e Kosovë, në një intervistë për Report TV flet për problemet në tregun e punës dhe mungesën e punonjësve. Ai thotë se mungesa e punonjësve lidhet edhe me uljen e papunësisë dhe zhvillimin e vendit.