Blegtorët e Kuturmanit

9 Nëntor 2020, 09:32

Veri jug udhëton në zonën e Çermenikës, rreth 100 kilometër në jug të Tiranës dhe ndalet në fshatrat Togëz dhe Kuturman. Takim me veterinerin e njohur në të gjithë zonën, Kujtim Kujtilën, me një karrierë të gjatë mbi 30 vjeçare si veteriner, I cili bën kujdes dhe kryen vaksinimin e bagëtive, në stinën e vjeshtës, por edhe të dimrit, kur shfaqen edhe virozat e sëmundjeve të bagëtive dhe shpendëve. Meraku I kujtimit dhe bashkëpunimi I tij me familjarët e fshatrave për një shendet të mirë të bagëtive, si bazë e ekonomisë së familjeve në Çermenikë. Në fshatin Kuturman një nga blegtorët shprehet I trishtuar, se në fshat mungojnë barinjtë, për shkak se njerëzit janë larguar nga fshati dhe blegtoria, në këto kushte, vjen duke u bërë edhe më e vështirë. Të djelën, premierë ora 14.30, reportazhi “Çermenika dhe veterineri Kujtim Kujtila” me gazetarin Agim Pipa.