Bukë me domate të thara dhe ullinj nga zonja Albana

3 Korrik, 11:30 | Përditesimi: 3 Korrik, 11:30

Bukë me domate të thara

Përbërësit:

  • 1 pako maja e thatë
  • 10 domate të thara
  • 5 gota miell
  • 4 gota ujë
  • 1 lugë çaji kripë
  • ½ gotë vaj ulliri
  • 1 lugë çaji rigon
  • 20–25 ullinj pa bërthamë
  • 1 filxhan kafeje susam

Përgatitja:

Tretni majanë në 1 filxhan kafeje me ujë të vakët. Vendosni domatet e thara në ujë të ngrohtë për 30 minuta, që të zbuten. Shoshitni miellin dhe bëni një gropë në mes. Hidhni gradualisht ujin dhe përziejeni derisa të krijohet një brumë i trashë. Shtoni kripën, vajin e ullirit dhe rigonin, pastaj përziejeni mirë. Shtrijeni brumin në një tavë të lyer me vaj, me trashësi rreth dy gishta. Lëreni në temperaturë dhome derisa të fryhet. Më pas shpërndani sipër ullinjtë dhe domatet e zbutura. Lëreni 15 minuta, më pas spërkateni me susam, mbulojeni me letër pjekjeje dhe piqeni në furrë të parangrohur në 180°C për 15 minuta. Hiqeni letrën e pjekjes dhe vazhdoni pjekjen derisa të marrë ngjyrë të artë.

MC/Shqiptarja.com