Bukë misri në salcë kosi nga zonja Albana

27 Janar 2023, 12:39 | Përditesimi i fundit: 2023-01-27 12:40:14

Bukë misri në salcë kosi

Përbërësit:

Për bukën e misrit:

  • 1 kg miell misri
  • 1 litër ujë të vakët
  • 1 ls kripë

Për salcën e kosit:

  • 5 lgj salcë kosi
  • 5 lgj ajkë
  • 4 thelpinj hudhër
  • Kripë, piper i kuq

Përgatitja:

Përziejmë të gjithë përbërësit e bukës së misrit: miell, ujë dhe kripë. Masën e brumit e vendosim në një tavë, e nivelojmë mirë dhe e vendosim të piqet në furrë të nxehtë në temperaturën 200 gradë Celsius për 45 minuta.

 

Salcën e kosit e përziejmë me ajkën ose në mungesë shtojmë qumësht, kripë, piper të kuq dhe vaj ulliri. Masën e salcës e vendosim në frigorifer dhe pasi buka të jetë pjekur e servirim ashtu të ngrohtë siç është me salcë sipër.