Bukëvale me sheqer nga zonja Albana

7 Dhjetor 2022, 12:24

Bukëvale me sheqer nga zonja Albana
Përbërësit:

  • 500 gr miell gruri
  • 500 gr sheqer
  • 130 gr gjalpë
  • 1 e ½ litër ujë
  • Vanilje

Përgatitja
Sitim miellin, shtojmë ujë derisa të krijohet një masë e butë dhe gjalpë në kubikë. Në një tepsi të lyer me gjalpë shtojmë brumin. Kulaçin e pjekim në 180 gradë për 30 minuta. Pasi të piqet e lemë të ftohet dhe e ndajmë në copëza të vogla. 
Në një tenxhere vlojmë siç veprojmë me shërbetin ujë me sheqer dhe vanilje. E shtojmë sherbetin tek kulaçi i thërrmuar dhe e lemë të ftohet. Sipas dëshirës mund t’a servirim spërkatur me pak kanellë.