Vafe ishte vetëm 13 vjeçe kur familja e martoi. Një vajzë që ende nuk kishte lënë lodrat, iu dorëzua një jete që nuk e kishte zgjedhur vetë. E paarsimuar dhe e shtyrë drejt një realiteti të frikshëm.Brenda një jave nga martesa, bashkëshorti i saj, e mori me vete. Aty nisi kalvari i saj i dhimbjes… dhunë çnjerëzore, tortura fizike dhe psikologjike. Nga kjo martesë solli në jetë pesë fëmijë, por edhe amësia nuk e kurseu nga dhuna. Burri i saj ishte përdorues i alkoolit, i dhunshëm, dhe e tradhtonte hapur. Përdorte telat e korentit në kokën e saj si mjet ndëshkimi dhe I shiste floririnjtë që I kishte dhuratë nga nëna, ndërsa paratë i hidhte në kazino.Një nga ngjarjet më të rënda ndodhi kur e hodhi nga kati i tretë i banesës. Por edhe pas këtij akti të tmerrshëm, ajo heshti për hatër të 5 fëmijëve që kishin sjellë në jetë. E akuzomnte për tradhëti, por ishte ai që tradhëtonte..i solli të dashurën në shtëpi dhe i kërkoi 33 vjecares të dilte në rrugë si punonjëse seksi… Pas vitesh dhimbjeje dhe përçmimi, ajo u nda. Por edhe ndarja nuk solli liri të vërtetë. Ish-burri e kërcënonte, i kishte marrë pesë djemtë në kujdestari, dhe ajo mbeti vetëm...Pak kohë më vonë, Vafeja u njoh me një partner të dytë. Mbeti shtatzënë me një vajzë, dhe për pak muaj u përpoq të besonte se jeta mund të kishte kthesë. Por e shkuara nuk e la të qetë. Vajza u regjistrua me mbiemrin e bashkëshortit të pare.Sot, Vafe, ka gjashtë fëmijë jeton mes kujtimeve të errëta, plagëve të trupit dhe shpirtit, pa asnjë ndihmë…





















