Byrek paçavure me qumësht dhe djathë nga zonja Albana

9 Dhjetor 2022, 12:47

Byrek paçavure me qumësht dhe djathë

Përbërësit:

  • 1 petë byreku
  • 6 kokrra vezë
  • 200 gr djathë kaçkavall i butë
  • 200 gr djathë i bardhë
  • 500 ml qumësht
  • 30 gr gjalpë
  • Kripë, arrë moskat

Përgatitja:

Rrahim vezët në një tas, shtojmë qumështin, djathin e grirë kaçkavall, djathin e bardhë të thërrmuar, kripën dhe arrën e moskatit.

Petën e gatshme të byrekut siç është tub e presim në shirita 5 cm. I hapim më pas shiritat fije fije dhe i vendosim në enën ku kemi qumështin me vezët. I trazojmë mirë dhe të gjithë masën e hedhim në një tavë. E vendosim byrekun paçavure të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 40 minuta.