Byreku i begatisë me 12 jeshillëqe nga zonja Albana

14 Mars, 12:26

Byrek i verës me 12 jeshillëqe

Përbërësit:

Për brumin:

  • 600 gr miell
  • 10 pika uthull
  • 1 lgj vaj ulliri
  • Kripë

Për mbushjen:

  • 12 jeshillëqe
  • 1 kokërr vezë
  • 1 gotë kos
  • 3 lgj vaj ulliri
  • 1 lgj gjalpë
  • Djathë të bardhë

Përgatitja:

Zëmë brumin me ujë të vakët, e ndajmë në kuleçë dhe hapim petët. Pasi i kemi larë jeshillëqet me ujë të bollshëm, i kalojmë në ujë të vluar, i lemë 2 minuta. I kullojmë shtojmë djathin e thërrmuar, vezën dhe gotën e kosit. Rregullojmë shijen me kripë dhe në fund shtojmë bimët aromatike dhe qepën e njomë të grirë hollë. Lyejmë një tepsi me vaj dhe shtrojmë petë duke i spërkatur me yndyrë. Vendosim një shtresë me mbushje, përsëri petë, mbushje, petë. Rregullojmë anësoret e byrekut, e spërkasim në fund sipërfaqen me qumësht dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 35-40 minuta.