Çelja e negociatave/ Kryenegociatori Mazi në 'Kontrast': Kurorëzim i një pune të filluar që në 1992! Anëtarësimi varet nga ritmi i punës sonë

22 Korrik 2022, 19:13

Më 19 korrik Shqipëria shënoi një hap historik drejt integrimit të vendit në BE, atë të çeljes së negociatave, pas pritjes disa vjeçare. Në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, për të folur lidhur me negociatat, ishte i ftuar kryenegociatori Zef Mazi. Mazi u shpreh se hapja e negociatave ishte një kurorëzim i një pune të filluar që në vitin 1992.