Çfarë duhet të dini për kancerin e gjirit dhe beteja e Majlinda Nanajt kundër tij

9 Tetor 2018, 16:18

Të ftuar në studion e Rreze Dielli në Report TV Majlinda Nanaj dhe Romeo Banaj

Majlinda Nanaj, para 5 vjetësh mëson se është diagnostifikuar me kancer gjiri. Gjëja e parë që mendoi ishin fëmijët e saj dhe për ta ka luftuar deri sa ia doli mbanë të mposhtte këtë sëmundje e cila dita ditës po prek gjithnjë e më shumë gra.

“Nuk kam kohë të vdes” është gjëja e parë që i ka thënë vetes Majlinda Nanaj kur mësoi se ishte diagnostikuar me kancer gjiri. Sot pas 5 vitesh betejë, ajo ka rrëfyer në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv se si e zbuloi dhe u përball me këtë sëmundje.

Unë e kam zbuluar në fazën që kanceri ishte në siperfaqe të lëkurës. E kemi zbuluar rastësisht sepse unë çdo maj beja eko gjiri dhe paptest. I beja për efekt sigurie. Ishte një kokër e vogël sa një thjerrze që prekej me gisht. Sipas rutines tone thashe qe do ishte ndonje gje e parendesishme. Burri këmbënguli dhe shkova për vizite në shkurt te 2013. Menyra si me trajtoi doktori nga ekoja me tregoi se dicka nuk shkonte. Nga doktori në doktor brenda dites, me thonë se eshte kancer i padiskutueshëm. Por se çfare lloji është këtë do ta nxirrte biopsia. U tremba , ka qenë nata më e vështire e jetës. Mendoja vetëm për fëmijët.