Çfarë shkruanin gazetat më 3 nëntor 1998/ PS akuzon se Berisha po përgatit 100 terroristë në veri, SHIK-u zbulon skenarin e një tjetër 14 shtatori

3 Nëntor, 09:50 | Përditesimi: 3 Nëntor, 12:42

Në numrin e së martës 3 nëntor 1998-të në gazetën Zëri i Popullit botim i Partisë Socialiste në pushtet publikohej një akuzë e rëndë ndaj Sali Berishës. Në faqe të parë ZP shkruante se lideri i opozitës Berisha po përgatiste 100 terroristë në veri për një grusht shteti ndaj Kushtetutës ndërsa SHIK kishte zbuluar skenarin për një tjetër 14 shtator . ZP shkruante: “ Berisha përgatit terroristë në veri dhe vrasësit ,medalje trimërie”. Në gazetën Koha Jonë shkruhej se kryetari i PS Nano iku në Francë për t’iu shmangur konferencës së donatorëve ndërsa në Gazetën Shqiptare zbulohej një skandal i komisariateve me pasaportat e vjedhura që futeshin sërish në lojë. 
 

K.T/Shqiptarja.com