Çfarë shkruanin gazetat më 30 tetor 1997/Alarm pasi “maskat” e armatosura kërcënojnë Mazrekun, ish-deputeti plagosi Azemin në Kuvend

30 Tetor, 09:37 | Përditesimi: 30 Tetor, 09:37

Në shtatorin e vitit 1997-të në Kuvend Gafurr Mazreku deputet i PS plagosi me armë Azem Hajdarin. Në fundin e tetorit të po atij viti zhvillohet edhe seanca e parë e gjyqit ndaj tashmë ish-deputetit në Gjykatën e Tiranës. Mirëpo rreth godinës së Gjykatës pati alarm dhe tension pasi dy persona të maskuar dhe të armatosur u panë në ambientet pranë gati për t’i bërë atentat Mazrekut. Ndërhyrja e forcave RENEA qetësoi situatën dhe shmangu më të keqen. Në lidhje me këtë ngjarje në numrin e datës 30 tetor 1997 Gazeta Shqiptare shkruan : “ Maskat kërcënojnë Mazrekun” ndërsa në gazetën Koha Jonë titulli për këtë ngjarje ishte ky: “Mazreku në gjyq e maskat në pritë”. 
 

K.T/Shqiptarja.com