Çifti i turistëve synojnë rekord! Mes vendeve të vizituara edhe Shqipëria...

2 Mars, 10:46 | Përditesimi i fundit: 2021-03-02 10:47:15

Jana dhe Mathias janë çifti që po zbulon vendet e pashkelura prej tyre më parë, por me një fokus të caktuar, të njohin e vizitojnë vendet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Pak kohë më parë në kuadër të këtij projekti që kanë ndërmarr ata vizituan dhe Shqipërinë. Në një intervistë në “ Rreze Dielli” çifti tregoi përshtypjet e tyre për Shqipërinë, ushqimin, çmimet dhe mikëpritjen e vendasve:

“Kështu u ndjemë dhe ne,u ndjem te mirëpritur gjatë gjithë kohë, nuk u ndjemë si turistë por si miq.

Ne kemi parë shumë vende të botës, kemi njohur kultura të ndryshme, kemi shkelur 4 kontinente, kemi vizituar 35 shtete, jemi prezantuar me kultura besime kemi parë edhe shërbime të ndryshme, por mund te themi me siguri se në Europë, Shqipëria është vendi me njerëzit më të sjellshëm” u shprehën ata.

Me një profil në Instagram, GuideVenturous, me çantë shpine dhe shumë fotografi, Jana nga Çekia dhe suedezi Matthias që ka lindur në Gjermani nëpërmjet fotove dhe përshkrimeve treguan më tepër për ditët që kaluan në Shqipëri. Ata qëndruan më tepër në Berat si qyteti që i la më shumë mbresa:

“ Berati dhe Gjirokastra janë të dyja pjesë e trashëgimisë botërore të Unescos, ato janë paksa të ngjashme , por mua më pëlqen shumë mënyra se si ishte Berati, mënyra se si ishte vendodhja pranë lumit, me një pamje magjepsëse, dhe ti shikon shtëpitë, domethënë është quajtur qyteti i dritareve  dhe në të vërtetë është, është shumë i bukur. Njerëzit ishin shumë të kujdesshëm për ne, dhe ne patëm një ekperiencë shumë të mirë me ushqimin. Cdo gjë ishte shumë e mirë dhe kaluam një kohë të mrekullueshme atje, dhe është i preferuari im” u shpreh Mathias.

Ata rrëfyen edhe për mikëpritjen shqiptare me të cilën identifikohemi gjithmonë:

“Po na tregonin se nga të shkonim ose pyesnin ku po shkonim dhe na jepnin portokalle.Edhe kur shkonim për të bërë blerje në dyqan, përpiqeshin shitësit të gjenin njerëz që dinin anglisht që të mund të na ndihmonin. Ngaqë ne bënim shumë pyetje për të mësuar për vende të reja ose të provonim ushqime lokale, ndaj shpesh përfundonim duke folur me shenja sepse nuk dinin anglisht, por qeshnim shumë dhe ja kemi kaluar shumë bukur dhe na ndihmonin pafund. Po madje u kërkonin klientëve të tjerë në dyqan të flisnin anglisht me ne ose te ndihmonin me përkthimin” thanë ata.

Ndërsa u shprehën se ushqimi ishte perfekt dhe kanë menduar të kthehen sërish për të vizituar veriun. Vendet që vizituan në Shqipëri mbetën në kujtimet e dëshmitë e tyre fotografike, si momente për t'ia rrëfyer ndjekësve nga e gjithë bota.

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha