Vlorë, Coronavirusi 19 s'e ndal dot pranverën

26 Prill 2020, 18:44 | Përditesimi i fundit: 2020-04-27 08:38:00

Covid 19 s'e ndal dot pranverën. Në kushtet e pandemisë së Coronavirusit, Veri Jug ka udhëtuar drejt qarkut të Vlorës dhe është ndalur në Qendrën e Transferimit të Teknologjivë Bujqësore në afërsi të kriporeve të lashta. Shefja e departamentit të teknologjisë Athina Lllambro, doktori i shkencave gjenetike Adhurim Lazaj dhe përgjegjësi i prodhimit Ramo Merkohitaj flasin mbi vazhdimin e punës në sezonin e pranverës, pavarësisht vështirësive të krijuara për shkak të coronavirusit. Parcelat me agrume, parcelat me pemë frutore qershi, kajsi dhe kumbulla i nënshtrohen testimeve teknologjike. Punimi i tokave, puna në serat e prodhimit të fidanëve të ullirit dhe shërbimet online me asistencë teknike për bujqit dhe fermerët e zonës.