Dalin pamjet e shqiptarit të humbur prej 20 vitesh/Shtangen vëllezërit:S’po e njohim dot!

10 Prill, 17:27

 

Zhduket pa lënë gjurmë më 28 prill të vitit 2005 nga Patra e Greqis Bardhyl Ruku. 28 vjeçari asokohe, me origjinë nga Berati, jetonte prej vitesh në Patra, si dhe ishte i pajisur me dokumenta të rregullta. Pasditen e 28 prillit, ai ishte kthyer nga puna si zakonisht dhe pasi kishte marë disa para në shtëpi ishte nisur drejtë supermarketit për të marrë disa ushqime për të konsumuar drekën.Sipas vëllait të tij, të cilët jetonin së bashku në një shtëpi, Bardhyli ishte kthyer me vonesë nga supermarketi dhe ishte shumë i mërzitur. Në kohën që Bardhyli ishte nisur për furnizim, ai ishte përfshirë në një debat të ashpër brenda fisit dhe kjo kishte bërë që ai të merrte vendimin për tu larguar menjëherë nga ai vend.Që nga ai moment, numri i celularit të tij rezulton i fikur. E vetmja dëshmi që familjarët kanë është ajo e një shoferi taksije grek i cili dëshmonte se e kishte dërguar Bardhylin deri te stacioni i autobuzit. Edhe pse kanë kaluar 20 vite nga humbja e tij, familjarët dyshojnë se ai mund të gjendet në Selanik, po të shtetit Grek, pasi ai ishte i vetmi vend që Bardhyli njihte mirë.Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv