Danimarka rikthehet në fushë pas dramës së Eriksen, pret Belgjikën në Kopenhagen! Te Holandë-Austri fitorja vlen kualifikimin

17 Qershor 2021, 13:11

Danimarka rikthehet sot në fushë pas shokut që pësoi në ndeshjen ndaj Finlandës si në rezultat ashtu edhe pas dramës së yllit të skuadrës Eriksen. Ekipi do të përpiqet t’i dhurojë Eriksenit dhe gjithë danezëve gëzim në fushë kur të përballet me Belgjikën në orën 18:00 në ndeshjen e dytë në grupin B. Danimarka është e detyruar që të marrë pikë sot por do ta ketë të vështirë pasi futbollistët ende nuk e kanë marrë veten psikologjikisht. Jensen do të zëvendësojë Eriksen por ndryshime të tjera nuk pritet të ketë. Trajneri Kasper Hjulmand thotë se Eriksen do e ndjekë skuadrën nga spitali me fanellën e ekipit veshur.

Në kampin e rivalëve Belgjika është shumë mirë psikologjikisht pas fitores 3-0 në ndeshjen e parë ndaj Rusisë. Me një fitore sot ndaj Danimarkës belgët kualifikohen në fazën e 1/8. Belgjika në sulm është një makinë golash dhe sërish do luajë Lukaku i mbështetur nga Mertens dhe Carrasco. Nga krahët Meunier dhe Thorgan Hazard dhe në regji do jetë Tielemans.