Debati për diasporën, i ftuar Petrit Vasili

8 Janar 2019, 09:39

TIRANË- Në emisionin e sotëm të ’45 minuta’ të drejtuar nga gazetari Denis Minga, i ftuar ishte kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Në studio u zhvillohet debati lidhur me temën: “Debati për Diasporën”. Temë e cila vjen pas kërkesës për protestë nga Diaspora dhe refuzimi nga Policia e Shtetit.

I pyetur nëse ai për miratimin e votës së emigrantëve, deputeti risolli edhe njëherë programin e parë të LSI-së por u shpreh se për të realizuar diçka të tillë duhen parë mundësitë.

"Që në programin e parë të vitit 2005 të LSI ne e kishim këtë votë. Është vënë në diskutim në draftin zgjedhor për të parë mundësitë reale për ta realizuar. Po punojnë përfaqësuesit dhe opozitës dhe mazhorancës,"- tha Vasili. 

Vasili ka qënë ndër të parët poltikanë që ka reaguar pas refuzimit të lejes për protestë, ai e ka akuzuar qeverinë se ka frikë nga reagimi i shqiptarëve që nuk jetojnë në Shqipëri. 

Në datë 24 dhjetor, ideatori Genc Sejko i njohur si “njeriu i memeve” dorëzoi në Policinë e Tiranës një kërkesë për protestë nga data 28-30 dhjetor në intervale të ndryshme kohore përpara Kryeministrisë. Ditën e djeshme, drejtori i Policisë së Tiranës i ktheu përgjigje Sejkos duke refuzuar kërkesën për protestë me arsyetimin se ‘pengon lëvizjen e mjeteve të emergjencës, qarkullimin e mjeteve të transportit publik dhe privat, ndërpret veprimtarinë e institucioneve’. Drejtoria e Policisë së Tiranës paralajmëron se në rast proteste drejtuesit dhe pjesëmarrësit do të procedohen.