Debati për Teatrin, Nasip Naço në 45 Minuta: Ka mungesë gare dhe konkurrence

5 Korrik 2018, 19:14

TIRANE-Debati për Teatrin Kombëtar ka ndezur skenën e politikës shqiptare. Në kuvend vijon seanca ku opozita kundërshton miratimin e projektligjit, ndërsa jashtë tij protesta e artistëve dhe shoqërisë civile. Për të hedhur më shumë dritë mbi pretendimet e opozitës ishte i ftuar në Report Tv, në emisionin ’45 MINUTA’ të Denis Mingës deputeti i LSI, Nasip Naço. Ai sqaroi disa nga rezervat ligjore të opozitës, ndërsa i bëri thirrje shumicës që të mos e votonte ligjin.