Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv Dhjetor 2015 Ergest Rrapaj fiton më në fund lirinë pas katër viteve izolim në qeli, dhe lumturia në familjen e tij në Tepelenë ishe e madhe… i lirë dhe i riedukuar për gabimet e moshës. Askush nuk do ta kishte menduar se një muaj më pas i riu do të zhdukej në rrethana misterioze. Ishte kjo zile telefoni, që e nxori nxitimthi nga shtëpia, dhe prej atij momenti nëna me babain nuk e panw më. 23 janar 2016 Ergest Rrapaj kishte dal në oborrin e shtëpise, ku po konsumonte i vetëm kafen e mëngjesit, ndërsa nëna e tij, Kujtime ndodhej brenda në banesë. Ajo e kujton fare mirë atë ditë, teksa ishte duke gatuar dëgjonte shpesh zile dhe të birin që fliste në telefon. Ende nuk ishte cmallur dhe nëna nuk donte ta mërziste për telefonatat anonime, pasi 31-vjeçari mbante plotë të fsheta nga jeta e tij. Familjarët bëjnë denoncimin në polici, pasi dyshonin se largimi mund të kishte lidhje me qëndrimin 4 vite në burg. Frika e babait ishte e madhe, pasi i biri më parë ishte marrë me shpërndarje të lëndëve narkotike dhe shpesh ishte përdorues i tyre. Para arrestimit, Ergest Rrapaj kërkohej nga policia dhe strehzën e kishte gjetur në Greqi derisa uniformat blu ranë në gjurmët e tij. Astriti, babai mëson se nga burgu ai kishte dalë i vetëm, por gjatë izolimit kishte tentuar të arratisej. Ky nuk do ishte informacioni i fundit që familjarët do dëgjonin, pasi 2 vite pas largimit një i afërm e ka takuar të riun në qytetin e Fierit, ku ishte nën shoqërinë e dy djemëve dhe një vajze të po së njëjtës moshë. Sot kanë kaluar plotë 7 vite dhe Astriti me Kujtimen as nuk e kanë parë dhe as nuk i kanë dëgjuar zërin djalit të tyre.
Del nga burgu dhe zhduket pas një telefonate anonime/I jati: Në qeli u përgatit për... (24 korrik 2023)
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Pa Gjurme-‘Djemtë më dolën nga burgu të sëmurë mendërisht’/Babai:Dua të zbuloj çfarë u bënë në qeli?
20 Nëntor, 01:24 -
Pa Gjurme-‘Po më vdiq nëna, me kë do të jetoj?’/Djali i sëmurë:Motrat e vëllezërit më kanë braktisur
19 Nëntor, 00:23 -
Pa Gjurme-“Me karrocën e barit nxjerr vajzën në oborr”/Qan nëna: 28 vjeçe, s’ka ecur e folur kurrë!
18 Nëntor, 01:42 -
Pa Gjurme-‘Lashë punën, xhelozonte për pronarin’/Gruaja:Vajza e denoncoi pasi tentoi të më godiste
13 Nëntor, 17:52 -
Pa Gjurme-‘Ia fala tradhtinë 3 herë, ajo nuk ndalej’/44-vjeçari:Më la fëmijët dhe iku me të dashurin
12 Nëntor, 17:00 -
Pa Gjurme-A është rrëmbyer Saxhide Disha?/I biri:Gjurmët e nënës i zbulova,ishte shumë afër shtëpisë
10 Nëntor, 17:49 -
Pa Gjurme-‘Nuk ia donim nusen, ajo na i largoi djalin’/Përballja vjehërr-nuse:Ku e zhduke tim bir?
10 Nëntor, 16:31 -
Pa Gjurme –10 mijë € për nënën e zhdukur!/Doli nga burgu pas 12 vitesh, zhduket edhe 34-vjeçari!
4 Nëntor, 17:53 -
Pa Gjurme-‘Flemë të uritur, s’kemi lekë as për ilaçe’/Çifti i moshuar: Na ndihmoni të jetojmë!
2 Nëntor, 20:22 -
Pa Gjurme- PËRBALLJE E FORTË BURRË–GRUA | Ajo: Më doje për para/ Ai: Mos mashtro, trego të vërtetën!
30 Tetor, 16:49 -
Pa Gjurme-‘Më trego ku e kam djalin!’/Përballja babë-shok për Entolin: Më telefonoi duke qarë!
29 Tetor, 17:23 -
Pa Gjurme-‘Gruaja e la, djali plagosi të dashurin e saj’/Babai: Doli nga burgu dhe m’u zhduk
22 Tetor, 12:41 -
Pa Gjurme- ‘Nëna vdiq, babai e la motrën në jetimore’/ Vëllai: E pashë Lizën në TV dhe dua ta njoh
9 Korrik, 18:04 -
Emisioni i plotë "Pa Gjurme" – “Foli me të fejuarën dhe fiku telefonin”/ Motra: Kam frikë se ka gabuar diku…
18 Qershor, 07:48 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - Ekskluzive/Thyen heshtjen vëllai i Eglant Koçit: S’dua ta besoj, ai i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 23:09 -
Ekskluzive/ Dyshohet se u vra, vëllai i Eglant Koçit thyen heshtjen në ‘Pa Gjurmë’: Nuk dua ta besoj se ai është autori, i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 17:33 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Kam mall për shokët e jetës’/I moshuari kërkon 2 miqtë që humbi pas ushtrisë e viteve ’90
3 Qershor, 17:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| 'Më la me tre fëmijët dhe iku me tjetrin’/I riu: Hodha poshtë babain, por ajo më tradhtoi
2 Qershor, 18:28 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Premtoi se do të vinte për festa, iku dhe la gruan’/Vëllai:Kishte dy pasaporta,dyshoj se…
1 Qershor, 17:36 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘27 vite që si kam parë fëmijët’ Babai: Gruaja më iku kur isha në punë, vëllezërit e saj…
29 Maj, 17:23
