Preng Mena, ky 70-vjeçar nga Fani i Mirditës, ishte sot në studion e “Pa Gjurmë” për t’i kërkuar ndihmë shtetit të zbardhë një orë e më parë vrasjen e djalit të tij Ylli Mena, si dhe për t’i bërë thirrje ish-nuses së djalit, Shpresës, që të mundësojë takimin e tre vajzave me gjyshin e tyre dhe gjyshen, Mrikën. Ylli Menën e përplasi me makinë kunati i tij Albert Kaca, i cili ndodhet në arrati. Të moshuarit Preng dhe Mrikë Mena nuk kanë pasur konflikte me familjen Kaca, por bëjnë fajtor Albertin, për të cilin thonë se e ka shtypur me dashje djalin e tyre, duke i marrë jetën. “Ish-krushku ka vdekur, e kam pasur mik. As për krushkën s’kam vërejtje, as për Shpresën. Djali i dytë i tyre, ky s’është burrë! Të vrasi babain e tre vajzave…. Ishte plan i kurdisur i Albertit. Divorci I Yllit dhe Shpresës ndodhi në 2018, ngjarja ndodhi në 2019. Pas ndarjes i takova gocat, më tha Shpresa “nuk t’i jap fëmijët, vetëm të atit ia jap”. Kishte 15 vite martesë Ylli me Shpresën. Në 21 shtator ndodhi ngjarja”, tregon 70-vjeçari, i cili nga dhimbja dhe sikleti kullonte në djersë. Prenga e kujton me lot në sy atë ditë të errët për të dhe gjithë familjen Mena, pasi iu largua nga kjo jetë djali i tyre i vetëm, duke lënë pas tre vajza jetime, të cilat Shpresa nuk i mori në ceremoninë mortore të Yllit. “Në 21 shtator i thashë djalit “mos shko te Andoni”! “Mirë”, - më tha, “nuk shkoj”. Pastaj më mori në telefon më tha, “po shkoj se ka një darkë qejfi dhe më pret”. Të nesërmen në 8 në mëngjes dola nga shtëpia, më tha jam te Andoni për kafe. Në 8:20 ka ndodhur ngjarja në 8:25 më merr më telefon një mik. “Djalin ta kanë shtypur dhe ata ikën nuk dihet se ku janë”. Me këtë makinë ishte Berti. Makina kishte 4 veta brenda. Në 8:30 ka shkuar policia në vendngjarje. Prokuroria ka shkuar në 9:40 kur djali kishte mbaruar. Vajta në Spitalin Ushtarak dhe aty m’u prenë këmbët. Pasi e shtypën djalin, të gjithë dolën nga ana e timonit se ishte makinë me tek derë. Kanë shkuar dhe i kanë rënë djalit me shkelma e me leva. S’janë burra ata, janë morracakë. Gjykata i ka dhënë “arrest me burg” Albertit, ky bredh i lirë nëpër Shqipëri”, u shpreh zoti Mena. Në një farë mënyre Prenga e ka pranuar tani largimin nga kjo jetë të djalit të tij, por së bashku me bashkëshorten, Mrikën, kërkojnë të shohin mbesat e tyre, Sarën, Evën dhe Kristelën, malli për të cilat po i plogështon çdo ditë e më shumë. “Çfarë ndodhi ndodhi, por tre vajzat që unë dua t’i takoj? Na ka marrë malli për to, edhe bashkëshortja ime nuk është mirë nga ana shëndetësore dhe nervore, kërkon mbesat. U bënë 4-5 seanca për pajtim të Yllit dhe Shpresës, por jo. Alberti nuk i linte vajzat e Shpresës të takonin Yllin. Pas ngjarjes nuk i kam takuar mbesat, në varrim s’i sollën, në dhjetor ato ikën. Vajza e vogël nuk e di që i ka vdekur babai. Në studio me anë të një lidhje skype ishte i pranishëm dhe Aleksandër Ndrejaj, avokati i Albert Kacës, i cili tha se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht dhe jo qëllimisht. Ai pretendoi se Albert Kaca është penduar që është larguar nga vendngjarja pas aksidentit, madje ai i ka treguar më shumë detaje rreth ngjarjes, kur e ka takuar vetë në Durrës, ndërkohë që policia e kërkon në të gjithë Shqipërinë. Avokati: Jemi në fazën e gjykimit. Çështja e Albert Kacës është në fazën e gjykimit paraprak, i shpreh ngushëllimet familjes së Preng Menës. Preng Mena ka dhënë alibitë e tij. Nuk është vrasje me paramendim siç pretendon organi i akuzës. Për këtë vepër është dënuar sipas ligjit. Gjykata në fillim ka dhënë “arrest me burg në mungesë”. Ai nuk është larguar me dashje, madje i ka dhënë ndihmën e parë Yllit dhe e ka vendosur në anë të rrugës. Po ai është larguar, por e kanë detyruar rrethanat. Kam pasur kontakte me të. Në shtator në 2021 bëmë një prokurë që unë ta përfaqësoj si avokat dhe e takova në Durrës ku më tregoi ngjarjen siç ka qenë, sipas tij. Odeta Dume: Prenga thotë se kanë pasur konflikte më herët, Ylli me Albertin. Ai është dënuar dhe I është dhënë masa “arrest me burg”, atëherë pse nuk arrestohet? Pse lëviz lirshëm? Avokati: Alberti nuk më ka thënë se ka pasur konflikte me Yllin. Nuk mendoj se një shtetas në kërkim lëviz lirshëm. Ai është penduar që ka ikur nga vendi i ngjarjes. Është një rastësi e momentit aksidenti, nuk ishte me paramendim. Ai ishte nisur për në punë dhe po kërkonte ustallarët. Donte të nxirrte telefonin nga çanta dhe çanta i ka rënë te këmbët. Aty pastaj ka ndodhur akaidentalisht gjithçka, madje ekspertiza vërteton se ka bërë dhe një manovër për t’i shpëtuar goditjes së Yllit. Odeta Dume: Pse i fshihet drejtësisë dhe duam të dimë ju si avokat keni folur me të kur e keni takuar se Preng dhe Mrikë Mena duan të takojnë mbesat e tyre?
Dënohet për vrasje,zhduket lezhiani/Babai i viktimës: Ish-kunati e vrau
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i Plotë / Pa Gjurme-‘Nëna i vdiq, emrin ia ndryshuan në jetimore/Nipi:Daja humbi 15 vjeç, nuk u birësua kurrë
12 Janar, 17:36 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme e gjen pas 6 muajsh/Djali refuzon të flasë me nënën live: Do të shihemi kur të vijë koha
9 Janar, 17:38 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-La fëmijët dhe u zhduk me të dashurin/Prek djali: Mami dëgjoje këtë video, është për ty
8 Janar, 21:57 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-‘Djali si fliste babait pas dhunës ndaj meje’/Nëna mes lotësh:U nis nga Greqia dhe u zhduk
7 Janar, 17:25 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-Zhdukja e dy miqve shkodran/Motra zbulon vendnodhjen: Janë parë në Holandë, por dyshojmë…
6 Janar, 17:30 -
Emisioni plotë 'Pa Gjurme' -’La fëmijët dhe iku jashtë’/Vjehrra-nuses:Të denoncova se nuk meriton të quhesh nënë
5 Janar, 17:18 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'– Gjen nënën pas 27 vitesh / Vajza përballet: Nuk isha gati për këtë të vërtetë të hidhur!
31 Dhjetor 2025, 17:51 -
Emisioni i plotë- Gazetarët e Report TV flasin ‘pa dorashka’/Si ishte viti 2025 për Shqipërinë?
30 Dhjetor 2025, 17:24 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-Pas 3 vitesh i humbur, telefonon në shtëpi/Motra:Ishte numri i vëllait,por s’u përgjigj ai
29 Dhjetor 2025, 18:04 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘U zhduk para ditëlindjes’/Motra mes lotëve:Më mungon, më duket sikur më kërkon ndihmë
26 Dhjetor 2025, 17:31 -
EKSKLUZIVE/Pa Gjurme-Pas 25 vitesh i shfaqet videoja, vëllai shpërthen në lot: Është motra ime!
25 Dhjetor 2025, 18:29 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Vajza më iku nga shtëpia, shoqet e fshehin’/Nëna: Kam frikë se po shfrytëzohet në Astir
24 Dhjetor 2025, 18:34 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - ‘Nusja më iku, djalin po ma pengon’/ I riu:U përplasa me dashnorin e saj, përfunduam…
23 Dhjetor 2025, 18:00 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Djali në kurbet, nusja solli tjetrin në shtëpi’/Vjehrri: Nuk ishte për shtëpi dhe fëmijë
22 Dhjetor 2025, 19:13 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘S’kam familje, fle në rrugë’/La spitalin pa njeri që ta priste, e moshuara shkon në azil
18 Dhjetor 2025, 18:48 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-U zhduk për 28 vite/Djali zbulon të vërtetën:Babai krijoi familje tjetër,nëna ende e pret…
17 Dhjetor 2025, 20:24 -
Emisioni i Plotë Pa Gjurme-‘Motra mu zhduk, burri po më pengon ta kërkoj’ Vëllai: Mesazhi nuk është i saj!
16 Dhjetor 2025, 17:55 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘U arratis me shokun, kishim frikë ta denonconim’/Motrat:Vëllai gënjeu, nëna e pa atë natë
15 Dhjetor 2025, 20:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Më ngeli peng fjala e fundit e babit’/Prek vajza:U largua dhe prej ditësh e kërkojmë
12 Dhjetor 2025, 20:06 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| DOSJA BLEONA MATA NË SPAK/'Atë ditë u pa një djalë, të gjithë heshtën'/Nëna: Pse babai s’e kërkoi?
10 Dhjetor 2025, 18:46

