Dëshmon shoku para prindërve për zhdukjen Edison Bakos/’Ne arritëm në Angli, ai pati frikë

20 Maj 2022, 18:29

Edison Bako është 21-vjeçari, i cili rezuton i humbur që prej 5 shkurtit të 2022. I riu nga Kuçova ndodhej në shtetin gjerman që prej fillimit të muajit tetor të një viti më parë. Në një lidhje live e motra Mimoza Bako tha se kur foli për herë të fundit me vëllanë ai i kishte pohuar se po tentonte të kalonte ilegalisht drejt Anglisë, aty ku ndodheshin edhe shokët e tij. Pasditen e sotme emisioni 'Pa Gjurmë' u lidh me disa prej shokëve të Edisonit, të cilët dhanë një vendndodhje të mundshme të 21-vjeçarit. Dëshmia 1- Përshëndetje emisioni 'Pa Gjurmë'! Unë që po ju shkruaj kam një informacion për të humburin Edison Bako. E kam takuar atë në Dortmund të Gjermanisë dhe e kam marr tek shtëpia ime, ku ka qëndruar një natë. Të nesërmen e kam nisur për në Belgjikë. Më pas kam ikur edhe vetë në Belgjikë, ku kemi qëndruar sëbashku për dy javë në Bruksel. Pas dy javësh, unë jam nisur për në Angli e ndërsa ai ka qëndruar edhe për dy javë të tjera dhe më pas niset për Angli, por nuk mundi të kalonte. Atë e kapi policia e Holandës dhe u kthye sërish në Bruksel, pasi kishte letra azili në atë qytet. Pasi u kthye qëndroi dy ditë dhe iku në Gjermani, në Hamburg ku filloi punë në një kompani ndërtimi. Prej tre javësh i kam humbur kontaktet edhe unë me të, por jam i sigurtë që ai ndodhet ende në Hamburg, të Gjermanisë. Dëshmia 2- Kam qëndruar me Edison Bakon në Belgjikë, në muajin tetor të vitit të kaluar. Kam qëndruar 1 muaj në një dhomë me të, më pas unë kam shkuar në Angli. Kur pashë emisionin pyeta një shokun tonë të përbashkët, i cili më pohoi se deri para një jave ai ka qenë shëndoshë e mirë në Berlin