Një tjetër histori humbjeje vjen në redaksinë e emisionit “Pa Gjurmë”, ku Daniela Alija kërkon motrën e saj, Arjana Alija, e cila ka humbur çdo kontakt me familjen prej më shumë se një viti. Humbja e gjurmëve të saj ka tronditur të afërmit, të cilët nuk kanë mundur të marrin asnjë informacion për vendndodhjen apo gjendjen e saj. Historia e Arjanës ka nisur pak vite më parë, kur ajo u dashurua me Ervin Marën, një lidhje që solli edhe lindjen e një djali, sot 2 vjeç, i cili rritet në mungesë të nënës. Dashuria mes tyre kaloi përmes shumë sfidave, përfshirë ndryshimin e fesë nga ana e Ervinit, i cili I perkiste fese katolike, kaloi në fenë myslimane për të qenë pranë Arjanës. Por ky vendim nuk u mirëprit nga familjet e Ervinit dhe solli përplasje të forta mes tyre. Si pasojë e këtyre konflikteve, Ervini u shkëput nga familja e tij. Kjo heshtje ka bërë që familjarët e saj të ndihen të braktisur dhe në ankth për vajzën. Pavarësisht denoncimeve të bëra në polici, deri më tani nuk ka asnjë të dhënë zyrtare për vendndodhjen e Arjanës. Rrjetet e saj sociale janë të mbyllura, ndërsa sistemi i gjurmimit të identitetit nuk jep asnjë rezultat për shkak të mungesës së dokumentacionit të saj.





















