Dita botërore e sindromës Down! Njihuni me Dean, Joelin, Besin dhe Xhoelin, talentet e 'fshehura' pas një kromozomi

21 Mars 2019, 13:20 | Përditesimi i fundit: 2019-03-21 13:21:24

Në ditën botërore të personave me sindromën Down, kemi vendosur të shkojmë në qendrën Xhonatan për të parë më nga afër dashurinë e madhe që të falin këta fëmijë, por mbi të gjitha për të treguar aktivitetet e tyre të përditshme që i aftësojnë ata të bëhen të zotë në këtë realitet të vështirë në të cilin jetojmë. Me moton “Të mos lëmë asnjë pas” këtë vit, dita botërore e kësaj sindrome, synon të zbulojë ngjyrat e jetës fshehur pas një kromozomi shtesë.Për “Rreze Dielli”, Emanuela Çepele, mami i Amarit të vogël na tregon si ishte për të momenti kur ka zbukuar se fëmija i saj kishte një kromozom më tepër. Ashtu si të gjithë prindërit dëshira e saj më e madhe është që Amari të bëhet i zoti i vetes dhe duket se ia ka dalë pasi arritjet e tij janë shumë të kënaqshme.

Ka qenë e panjohur dhe në muajin e 4  më është kërkuar që të bëj një analizë specifike, arritjet e Amarit janë shumë të këaqshme, si çdo prind kam dëshirë që Amari të bëhet i zoti i vetes, - është shprehur ajo