Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Sot kufizohet qarkullimi te sheshi 'Nënë Tereza'! Ja si do të lëvizin mjetet më 14 mars

13 Mars 2023, 17:04

Sikurse është bërë traditë, Tirana do të festojë Ditën e Verës më 14 mars. Bashkia e Tiranës njofton se devijimi i trafikut do të nisë prej orëve të para të mëngjesit të 13 marsit deri në orën 16:00 më 14 mars. Bashkia e Tiranës njofton se ka organizuar një sërë aktivitetesh festive për të gjitha grup moshat, të cilat do të nisin që në orët e para të ditës së 14 marsit dhe do të përfundojnë vonë pas mesnatës.