‘Djali lëngonte në spital,gruaja mori lekët dhe iku’

8 Tetor 2021, 18:47

I mbetur vetëm, pas divorcit me bashkëshorten në vitin 2018 70-vjecari nga Kucova Bashkim Malaj vjen të rrëfejë historinë e jetës dhe arsyet pse i dha fund një martese që zgjati 27 vite. Vinte nga një martesë e parë, pasi bashkëhsortja e parë ndërroi jetë la dy fëmijë. Bashkimi vendosi të krijoi një tjetër familje me Shkëndije Xhamxhiu po nga I njëjti qytet me të cilën u martua në vitin 1989. Ata u bënë prindër të një djali ndërsa emigruan që herët drejt Greqisë. Aty jetuan sëbashku deri në vitin 2013, kur me kthimin në Shqipëri konfliktet mes çiftit u shtuan edhe më shumë. Mesa duket marrëdhënie mes ciftit kishte nisur krisjet e para që prej fillimit, por për hir të djalit Bashkimi duroi vite të gjata bashkëjetesë në të njëjtën çati me gruan e cila sipas tij, nuk ishte më e njëjta. Me mbështjeten e familjes, të cilët për cdo konflikt në familje bënin fajtor burrin e saj Bashkimin, ky i fundit në vitin 2011 mori hapin i pari për të kërkuar divorcin. Ajo nuk e donte një gjë të tillë dhe kësjhtu çifti i dhanë një mundësi të dytë njëri-tjetrit për të vazhduar përpara. Por edhe pas kësaj asgjë nuk ndryshoi mes tyre, përkundrazi konfliktet vijuan. Në shkurt të vitit 2018 do të ishte gruaja ajo që do t’i kërkonte divorcin Bashkimit duke e denoncuar për dhunë në familje. Ai pretendon se jo vetëm një gjë e tillë nuk ka ndodhur, por se ai është dënuar me pa të drejtë me 6 muaj burg për dhunë në familje, edhe pse çifti ishin divorcuar. 70-vjecari pretendon se është ai viktimë, pasi sipas tij ish-bashkëshotja ka ushtruar dhunë psikologjike tek ai. Pas vendimit të Gjykatës dhën më, cifti I cili ende nuk ka bërë një ndarje pasurie, duhet të jetonin në të njëjtën banesë. Por për Bashkimin që gjë nuk kishte kuptim ndaj ai e ka dëbuar ish-gruan nga banesa dhe për këtë ajo është pajisur edhe me urdhër mbrojtje. Ish-bashkëshortja 64-vjecare është larguar në Greqi, ku po qëndron tek djali, ndërsa Bashkimi jeton në banesën e tij në Kuçovë.