Do takohej me djalin, zhduket nga qyteti i mafias fieraku/Merret në pyetje gruaja italiane (18 Janar 2023)

18 Janar 2023, 22:32

U nis për të takuar djalin e tij në Itali, por zhduket sapo zbret në aeroportin e Catanias, në Siçili. Fjorentin Bardhi është 50-vjeçari nga Fieri, I cili që prej datës 28 qershor 2022 ka humbur çdo kontakt me familjarët, ndërsa këta të fundit kërkojnë ndihmën e emisionit për të rënë në gjurmët e tij. I shoqëruar nga i vëllai, Fjorentini, u nis nga aeroporti “Nënë Tereza” në orën 13:00 për të mbërritur në aeroportin e Catanias në orën 14:30, ndërsa me vete kishte vetëm një valixhe. Pasditen e po të njëjtës ditë, të bindur se fluturimi kishte përfunduar, familjarët e telefonojnë 50-vjeçarin, por ai nuk përgjigjet. Kaluan disa orë dhe shqetësimi I tyre u rrit kur mësuan se ai nuk kishte mbërritur në shtëpi tek djali, madje edhe bashkëshortja e tij nuk kishte komunikuar me të. Vëllai i Fjorentinit, Nerman Bardhi udhëtoi në muajin shtator në Catania ku dhe bëri një denoncim për zhdukjen e 50-vjeçarit, por ende sot kur kanë kaluar më shumë se 6 muaj nga humbja e tij, nuk ka asnjë informacion.