Dy biznese në bashkëpunim me ‘Pa Gjurme’ akomodojnë dy familje nga Ukraina

30 Mars 2022, 19:53

Ukraina ka hyrë në muajn e dytë të lufës...Konflikti, që po zgjat përtej parashikimeve të rusëve, po shkakton viktima mes tyre fëmijë, nena dhe te moshuar. Bombat vijojnë të bien mbi territor… ndërsa dy vendet mes disa raundeve bisedimesh ende nuk po gjejne kompromis. Sot, e gjithe bota syte i ka mbi Ukrainen, ndersa ajo nga bota…duke i kerkuar shteteve perëndimore avionë luftarakë dhe sisteme kundërajrore, në mënyrë që të mund ta mbrojë veten nga sulmet ruse. Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe vendet e Bashkimit Evropian, i vendosën sanksione Rusisë, por Putini ende nuk po ndalet…Deri më tani, mijëra qytetarë e kanë braktisur vendin e tyre duke kërkuar ndihmë në shtetet e tjera. Pjesa më e madhe e refugjatëve është vendosur në Poloni, por ditët e fundit edhe në Shqipëri kanë mbërritur dhjetra gra dhe fëmijë. Apeli per strehim dhe punësim të tyre erdhi edhe në emisionin ‘Pa Gjurme’, ku në një nga puntatat, moderatorja Odeta Dume lexoi mesazhin e një qytetarje ukrainase me nënshtetësi shqiptare.Kjo thirrje në program solli reagimin e menjëhershëm të bizneseve në vend, ku redaksia pas kontakteve u nis drejt qytetit te Durresit për t’i takuar nga afër.Dy apartamente u vunë në dizpozicion në zonën e plazhit, një prej të cilëve nga biznesmeni xhelal rrahja dhe një tjetër nga Adem Kameraj një shqiptar i Kosovës. Z. Rrahja na dorëzoi çelësat e apartamentit, teksa stafi ishte lidhur me ambasadën e Ukrainës në Tiranë duke siguruar strehim e dy prej familjeve ukrainase. Teksa prisnim familjen e parë, me kamerën tonë ne hymë për të parë nga afër ambientet e brendshme të këtij apartamenti. I kompletuar me të gjitha orenditë e nevojshme dhe me hapërisë të bollshme, familja nga Kievi do të qëndrojnë në qytetin e Durrësit deri në përfundim të luftës, ku pagesa e faturave të ujit dhe të energjisë elektrike do të paguhen nga vetë bizneset.Irina Shmakova është një 50-vjecare, e cila sëbashku me nënën e saj të moshuar u detyruan të lini Kievin dhe sot nga biznesmeni Rrahja u mundësohet akomodimi në këtë apartament. Durrësi është një qytet i njohur për Irinin, pasi për ironi të fatit vitin e kaluar ajo pushoi për pak dite pranë detit Adriatik, dhe nuk e kishte menduar kurrë se marsin e 2022 do të rikthehej jo më si turiste, por si një refugjate lufte. Me nënën e saj 73-vjeçare Cecina Zvetlana përkrah, Irina na tregoi se kishte udhëtuar me makine, fillimisht në Poloni dhe më pas drejt vendit tonë. Me zemrën e thyer, pasi ne Kiev ka lënë vajzën e vetme, e cila kishte refuzuar ta braktiste qytetin në këtë moment të vështirë. Qëndruam pak më gjatë me Irinën, ku ajo na tregoi përjetimet nga bombardimet ruse dhe ankthi i vazhdueshëm sa herë sirenat e alrmit dëgjoheshin në qytet, shumë pranë shtepive te tyre. Lufta ka marre shume jete njerëzish, ka gjymtuar te rinj, fëmijë dhe të moshuar, ndërsa janë shkatërruar qytete dhe fshatra.Pasi u përshëndetëm me Irinën, takimi ynë vazhdoi me një tjetër familje që kishte mbërritur pak ditë më parë. Kete here nje shqiptar i kosoves dhuroi çelësat per 45-vjecaren Marina sebashku me vajzen e saj te mitur. Adem Kameraj i cili ka kaluar thuajse të njëjtat përjetime nga lufta, pasi ka humbur miq edhe shok ne Luften e Kosoves, u tregua i gatshem t’u linte aparatmentin e tij.Marina me vajzen mberritën ne Shqiperi, ndersa bashkeshorti mbeti në Ukrainë, ku lufton kundër ushtrisë ruse. Të lodhura dhe të raskapitura nga rruga e gjatë, mundohemi të mos i mbajme gjatë, por t’i lëmë të qetësohen në banesë e ofruar.Askush nuk e di kur lufta do të përfundojë, por ajo qe shohim cdo dite e më shumë janë fëmijë, gra dhe te moshuar që po ikin nga Ukraina, në përpjekje për të shpëtuar. Ndaj misioni ynë, në apelin që ata bëjnë për ndihmë do të vazhdojë.