Dy ish-partnerët bëhen bashkë dhe e denoncojnë në ‘Pa Gjurmë’,reagon Shqipja:Ju ma shkatërruat jetën

2 Korrik 2021, 17:49

Dy ish-partnerët e akuzuan se ishte pjesë e një rrjeti prostitucioni dhe shfrytëzohej nga disa persona në qytete të ndryshme reagon në ’Pa Gjurmë’ në Report TV nëna e 5 fëmijëve Shqipe Shala. Alfred Karaj dhe Gentjan Shala të dy nga Fushë-Kruja kërkuan të dinin vendndodhjen e gruas, që u largua dy muaj më parë nga banesa e burrin të dytë, ndërsa mori me vete të bijën 8-muajshe, si dhe vajzën e madhe nga martesa e parë. Ajo u largua nga banesa e Gantjan Shalës, më 12 maj të këtij viti, të njëjtën gjë që kishte bërë edhe me bashkëshortin e parë Alfred Karajn duke braktisur edhe tre nga pesë fëmijët e saj. Pas denoncimit bërë nga dy ish-partnerët në emision, policia e Fushë Krujës shoqëron në komisariat Shqipe Shalën për ta marrë në pyetje. Më pas ajo është lënë e lirë, ndërsa ka patur edhe një debat në ambjentet e jashtme të komisariatit me bashkëshortin e dytë Gentjanin. Gjatë një lidhje telefonike në emisionin ’Pa Gjurmë’, ajo sqaron të gjithë situatën, që kishte ndodhur, ndërsa hodhi poshtë akuzat për prostitucion. 35-vjeçarja sqaron arsyet e largimit nga banesa për herë të dytë dhe pse u detyrua t’i braktiste tre fëmijët nga martesa e parë. Ajo kishte ndjekur emisionin dhe dëgjuar çdo akuza në studio në përballjen mes dy burrave, ndërsa vendosi të reagonte.