Dy vite humbet kontaktet me prindërit, gruaja shfaqet në rrugët e Durrësit

25 Tetor 2021, 21:20

Në pritje të një fëmijë, kjo 33-vjeçare, që jeton në qytetin e Durrëst ka mbetur në udhëkryq, ditën kur bashkëjetuesi i saj përfundoi pas hekurave, në maj të këtij viti. Alma Qosja ishte dy muajshe shtatzënë kur i vetmi person, i cili ishte mbështetja e vetme për të, 37-vjeçari Mirjan Ashiku, u arrestua dhw shtw nw pritje tw dwnimit, pasi goditi për vdekje fqinjin e tij 53-vjeçarin Zef Krasniqi gjatë një sherri për motive të dobëta. Kjo ngjarje do t’i ndryshonte rrjedhën e jetës Almës, e cila nuk i mban dot lotët kur mendon se babai i fëmijës që ajo pret nuk do të mund të jetë prezent kur ai të vij në jetë. 33-vjecarja ka mësuar vetëm gjininë e bebit, një djalë të cilit nuk ka mundur dot t’i bëj qoftë një vizitë të vetme. Ajo përlotet vazhdimisht, teksa rrëfen se ka mbetur pa përkrahje, pasi është braktisur edhe nga prindërit e saj, ndërsa prej dy vitesh ka humbur çdo kontakt me ta. Alma na drejton për tek kjo banesë e braktisur, që zor të besohet se kjo 33-vjecare 7 muajshe shtatzënë kalon netët. Mbuluar me këtë jorgan të kuq, jeta e të dyve është në rrezik, në këtë godinë të papërfunduar, e cila ndodhet shumë pranë shtyllës se tensionit të lartë. Nuk e fsheh dot frikën e të qëndruarit vetëm në këtë vend, ndërsa ngre kokën lart nga qielli.Në sytë e saj ka vetëm trishtim, me hapat e një ecje të ngadaltë, në rrugën e qytetit bregdetar teksa na rrëfen këtë realitet të hidhur të saj. Na tregon se si është një nga të shumtat ditë të trishta, kur përshkon minuta në këmbë për të arritur tek vendi i quajtur Vollga, për të kërkuar lëmoshë tek kalimtarët për të mbajtur frymën gjallë. Ngushëllimin e gjen tek ky vend, ku Alma ulet çdo ditë me mendimet e trazuara dhe me shpresa të venitura. Ajo sheh horizontin përtej detit të pafund, njëlloj si dëshira e saj për t’i shpëtuar këtij realiteti të hidhur.