Dy vite pas u gjet, Ylli Elmadhi tregon ekskluzivisht arsyet pse humbi

25 Tetor 2021, 21:18

Dy vite nga gjetja e Ylli Elmadhit ne rikthehemi në familjen Elmadhi që jeton ende në fshatin Bago, 20 minuta larg qytetit të Kavajës. Tek porta e banesës njëkatëshe kanë dalë të gjithë anëtarët e familjes për të na pritur, mes tyre dallojmë fytyrën e qeshur të Ylli Elmadhit, për të cilin u kërkua gjatë. Na ftojnë të hyjmë brenda dhe na presin si zakonet që ka shqiptari. I pari që rrëfen përjetimet e ditës kur i biri u kthye në banesë, është babai i tij Hakiu i cili zemrën e ka të mbushur me gëzim pas kthimit të djalit në familje. Por gjithsesi nuk e mohon frikën që ka, për të birin.Emocionet e saja dite nuk i përmban as Irma, bashkëshortja e Yllit e cila kujton momentin kur babai i 2 fëmijëve u shfa në derë. Ajo tregon se gjendja e të shoqit nuk ishte e mirë, por me ndihmën e mjekimeve ai tashmë i është kthyer një jetë normale.Protagonisti kryesor i kësaj historie, 49-vjeçari Ylli Elmadhi ka vendosur të thyejë heshtjen për të rrëfyer për herë të parë pas gjetjes, arsyet që e çuan në marrjen e vendimit për të humbër gjurmët. Duke folur, për mënyrën si u largua, në sytë e tij duket qartë pendesa. Sipas tij shkak i humbjes së kontakteve të tij me familjarët ishte mospasja e një celulari. Sot kanë kaluar dy vite nga rikthimi i tij në fshatin Bago, nga ku Ylli i është kthyer normalitetit. Ai i kalon ditët me punët në bujqësi, duke u munduar të ndihmojë familjen, që mbahet me prodhimet që mbjellin në bahcen e tyre. Bashkimi me ta ka sjell lumturi në familjen Elmadhi, ndërsa babai sheh tek rriten dhe shkollohen djali dhe vajza e tij. Mesa duket e gjithë familja janë mundur që ta harrojnë ankthin e atyre muajve në pritje dhe sot u gëzohen përditshmërisë pranë njëri-tjetrit. ’Pa Gjurmë’ përshëndetet me ta, duke marr me vete sadisfaksionin e një misioni të kryer me sukses.