‘E durova për të gjitha,braktisjen nuk ia fal’/Humb të bijën,nëna i mohon atësinë

25 Shkurt 2022, 18:54

Deri 3 muaj më parë jetonin bashkënë të njëjtën banesë, por sot babai i një vajze 3-vjeçare ka humbur çdo kontakt me të. Tomor Tarushi, 47-vjeçari nga Librazhdi vjen të rrefejë në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report Tv ngjarjen, kur nëna u largua sëbashku me të bijën nga banesa në Francë mesin e dhjetorit të një viti më parë. Çifti prej 6 muajsh jetonin në një kamp, ku qëndronin në kërkim të një azili. Bashkëjetesa ishte bërë gjithnjë e më e vështirë, pasi shpesh burri përballej me sjelljen agresive të bashkëshortes së tij. Ajo kishte shfaqur pakënaqësi ndaj tij, deri në kërkesën për t’u ndarë. Ai tentoi shpesh ta shpëtonte bashkëjetesën për hir të gjashtë viteve që jetonin bashkë. Nuk do zgjaste shumëkohë, kur në një nga ditët e kthimit të 47-vjeçarit nga puna nuk i gjen më në banesë. Ai telefonon gruan e tij Aida Satka, nga e cila mëson se kishte gjetur një tjetër shtëpi, me ndihmën e qendrës sociale për azilantët. Ai nuk mundi tëzbulojë dot adresën ku strehohet nëna dhe vajza, ndaj kthimi i tij në Shqipëri bëri që ai të mos ketëmëasnjë informacion për ta. I mbetur në udhëkryq për fatin e vogëlushes, me të cilën është kilometra larg,Tomori i drejtohet emisionit “Pa Gjurmë” me shpresën se shumë shpejt do të ribashkohet me të bijën.