E ftuar këngëtarja e muzikës popullore Paro

22 Janar 2019, 16:07

"Vitet s'më kanë lodhur, vitet s'më kanë tretur. Cili është sekreti që e re kam mbetur? Kënga more kënga, edhe dashuria". Është ky teksti i këngës "Cili është sekreti?" i këngëtares së mirënjohur të muzikës popullore dhe polifonisë labe, Paro e publikuar vetëm pak kohë më parë. E ftuar në emisionin "Rreze Dielli" në Report TV, Paro tregoi se për kë i rreh zemra.

Dashuria është për ty, për Albanin, për fëmijët, për shoqërinë, për të gjithë njerëzit. S'më rreh zemra për askënd në veçanti.

Paro Ziflaj, këngëtare

Ndërkaq e pyetur lidhur me marrëdhënien që ka me nusen e djalit, e cila është shtetase holandeze, Paro tha se e ka shumë për zemër. Madje sa herë shkon ti takojë në Holandë kujdeset që tu gatuajë gatime tradicionale shqiptare pa harruar natyrisht byrekun.