Ekskluzive/ Flet shoqja e Xhoit: Dashuronte biznesmenin,taksisti e përndiqte! Nëna: Emili di gjithçka

22 Dhjetor 2022, 18:54

Ekskluzivisht sot në ’Pa Gjurmë’ ka folur nga Kenia shoqja e Xhoit, 22-vjeçares që është dhunuar dhe ndodhet në koma në Tiranë. Shoqja e 22-vjeçares ka të njëjtin emër si e dhunuara. Joy Brenda ka zbuluar detaje të rëndësishme për punonjësen e kazinosë që u hodh nga ballkoni i një hoteli në Tiranë nga persona të paidentifikuar. Ndërkohë që ka zbuluar detaje edhe mbi të dashurin biznesmen shqiptar të 22-vjeçares. Pavarësisht se do të dëshironte të kundërtën për vajzën që ky fundvit Xhoin nga Kenia ta gjente zgjuar, nëna e saj Ruth nga spitali me trishtim deklaron se e bija është ende në gjendje kome. 22-vjeçarja që u hodh nga ballkoni i një hoteli në Tiranë nga persona të paidentifikuar frymon nga aparaturat e vendosura në gjoks, për afro 4 muaj nga krimi makabër, i cili është i veshur ende me mister. Nëna bën ende apel për ndihmë ndërsa llogaria në GoFundMe vijon të jetë e hapur për të ndihmuar 22-vjeçaren për kurimin e saj jashtë vendit. Xhoice një punonjëse kazinoje u gjet pa ndjenja mëngjesin e 14 gushtit poshtë ballkonit të një residence në rrugën e Elbasanit në kryeqytet. Ngjarja u mbajt e fshehur për afro dy muaj. Puntaën e 8 nëntorit rasti u bë publik për herë të parë në ’Pa Gjurmë’, ndërsa stafi depërtoi fshehurazi në dhomën e pavionit ku e intubuar vijon të jetë e shtruar 22-vjeçarja e masakruar. E reja ishte e punësuar në një Kazino në qendër në Tiranës, kur më 13 gusht të këtij viti ajo u zhduk papritur rreth orës 03:25 deri në orën 07:00 të mëngjesit. Më pas ajo u gjet në gjendje të rëndë në rrethana të paqarta. 22-vjeçarja u dërgua me urgjencë në spital, ndërsa mjekët thanë se ajo erdhi me tre brinjë e kocka të thyera, lëndime në dorë e stomak dhe dëmtim traumatik të trurit.