Pas ngjarjes tragjike që tronditi Tiranën, ku 14-vjeçari Martin Cani u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij pranë shkollës Fan Noli në Tiranë, qindra qytetarë u mblodhën sot në protestë para Ministrisë së Arsimit. Babai i të miturit, Angel Cani ekskluzivisht për Report Tv shpreh falënderimet për të gjithë prindërit, nxënësit e shokët e Martinit që iu bashkuan sot protestës. "Faleminderit shumë që ma lehtësoni këtë dhimbje," – tha Angel Cani, duke iu drejtuar të gjithë atyre që kanë qëndruar pranë tyre në këto momente të vështira. Me dhimbjen e madhe në shpirt e fjalëpakë, babai e quan një ngjarje të pabesueshme në një intervistë për emisionin ‘Pa Gjurmë’ me gazetaren Odeta Dume. I mituri ishte pjesë e ekipit U-15 me Dinamon, ndërsa gazetarja Dume i kujton edhe një kampionat në Selanik ku djali i saj ishte pjesë bashkë me Martin Canin. Me dhimbje dhe trishtim e kujton edhe babai i Martinit këtë episod, ku e shoqëroi të birin në Selanik për kampionatin. Intervista ekskluzive për Report Tv.