Ekskluzive në ‘Pa Gjurmë’, flet nga Kenia mikesha e Xhoit, 22-vjeçares keniane të dhunuar barbarisht: Roli i shoqes së dhomës dhe i dashuri shqiptar, biznesmen i rëndësishëm

22 Dhjetor 2022, 16:49

Ekskluzivisht sot në ’Pa Gjurmë’ ka folur nga Kenia shoqja e Xhoit, 22-vjeçares që është dhunuar dhe ndodhet në koma në Tiranë. Shoqja e 22-vjeçares ka të njëjtin emër si e dhunuara. Joy Brenda ka zbuluar  detaje të rëndësishme për punonjësen e kazinosë që u hodh nga ballkoni i një hoteli në Tiranë nga persona të paidentifikuar. Ndërkohë që ka zbuluar detaje edhe mbi të dashurin dashuri biznesmen të 22-vjeçares.