Ekskluzivisht publikohen pamjet e burrit të marr peng, i humbur për familjen

26 Tetor 2021, 18:58 | Përditesimi i fundit: 2021-10-26 18:59:32

‘Pa Gjurmë’ shfaq ekskulizivisht pamjet e një bariu të paidentifikuar në fshtain Vajzë të qytetit të Vlorës. Dyshohet për këngëtarin e muzikës popullore Seit Hysa, i cili u zhduk në maj të vitit 2011 nga Tirana. Nikolin Hysa, vëllai i të humburit, ishte në studio dhe ndoqi live intervistën. Fatkeqësisht nuk mundi ta identifikojë nëse ishte Seit Hysa, apo ndonjë person tjetër.Pas 3 sezonesh, kur rasti i këngëtarit të muzikës popullore, Seit Hysa u trajtua në emisionin investigativ ‘Pa Gjurmë’ në Report TV, mbërrin një telefonatë nga një banor i fshatit Vajzë. Dëshmitari pasi kishte parë pasaportën televizive të publikuar të Seit Hysës, pretendonte se e kishte takuar në fshatin ku banonte, në një stan majë kodrës, ku edhe punonte si bari dhënsh. Stafi udhëtoi drejt fshatit, ku takoi nga afër banorin. Ai dha shumë informacione që kishin të bënin me bariun anonim, informacione që përkonin dhe me të dhënat reale të 70- vjeccarit Seitit Hysa. “Unë kam vite që e kam parë në fashtin tim. Ai është i moshuar dhe mund të jetë rreth 70 vjecc. Ka probleme me shëndetin mendor. Njëherë tregon se quhet Thoma, një herë tjetër thotë emër tjetër. Ai më ka treguar se vendlindjen e ka në Berat është nga Lapardhaja dhe është i divorcuar”, - u shpreh dëshmitari para kamerave. Gazetari i tregon edhe foton e Seit Hysës, një foto ku ai ka qënë 47 vjecc, dhe vështirësia është me e madhe për ta dalluar pas afro 25 vitesh. “Ky mavria është mo ky. Tek sytë ngjan shumë. Unë jam i sigurt që është ai. Atë e mban peng pronari, dhe ai e shfrytëzon për punët e blegtorisë. Më vjen keq që këtu në fshat këmi një bari të paidentifikuar, ndaj u lidha me emisioni ‘Pa Gjurmë’”. Stafi i Report Tv qendroi me orë të tëra në kodrat e fshatit derisa mbërriti i moshuari, i cili pranoi të fliste dhe gjatë intervistës dha të tjera të dhëna për veten e tij.“Unë quhem Myqerem Pasha me dokument. Jam nga një fshat i Fierit. Punoj këtu dhe nuk kam kontakte me familjen, as me një prej tyre. Me gruan jam ndarë prej vitesh me gjyq”, u shpreh bariu. Teksa gazetari i tregon foton e Seit Hysës, ai e mohon të jetë vetë ai. Pas shumë pyetjeve, i moshuari që shfaq edhe probleme të shëndetit mendor këmbëngul që qyhet Myqerem dhe se ka bërë shaka me banorët e zonës që ka thënë se quhet Thoma. Intervistën e ndoqi “live” nga studio, Nikolin Hysa, vëllai i Seit Hysës. I emocionuar dhe i shtangur, ai nuk arriti dot ta njohë, nëse ishte Seiti apo kishim të bënim me një person tjetër.“Nuk di ccfarë të them. Unë pas kaq vitesh nuk e njoh më vëllain tim. E pashë me vëmëndje videon, më duket si ai. Disa të dhëna përkojnë, disa jo. Nuk di ccfarë të them, ai mund të ketë përfundur vërtet kështu pas 11-vitesh zhdukje. Unë dua të denonoj, personin që e mban dhe e shfrytëzon. Edhe nëse nuk është vëllai im, është një tjetër i humbur fatkeq”, u shpreh vëllai i Seit Hysës. Moderatorja e programit, Odeta Dume, i bëri thirrje publikut për ndihmë. Kush e njeh këtë person është i lutur të lidhet me ‘Pa Gjurmë’. Misioni do vazhdojë sërisht nesër, pasi stafi do të udhëtojë sërish drejt fshatit Vajzë, por këtë herë të shoqëruar edhe nga vëllai i të humburit.