Ekspertët në 'Rreze Dielli': Lyerja e flokëve pas plazhit, gabimi që të gjithë bëjmë shpesh

25 Qershor 2018, 14:45 | Përditesimi i fundit: 2018-06-25 14:47:57

Përpara plazhit të gjithë kujdesen të kenë trup, fytyrë dhe flokë perfektë. Shumica e vajzave dhe grave, për arsyen se duan që ta mbrojnë flokun e tyre zgjedhin të mos i lyejnë flokët përpara se të shkojnë në plazh. Nga studio e Rreze Dielli në Report Tv Eljon Rrudho, njohës dhe trajnues mbi përdorimin e bojrave dhe produkteve për trajtimin e flokëve thotë se kjo është totalisht e gabuar. Elio këshillon që flokët të lyen patjetër përpara se të shkojmë në plazh, për ti mbrojtur edhe më shumë nga rrezet e forta të diellit por edhe nga uji i detit.

Dëgjoj shumë klientë të cilët thonë se po kthehem nga plazhi dhe pastaj po i  lyej flokët. Kjo është e gabuar. Parukieri duhet të shpjegojë që floku lyhet më përpara. Bojrat brenda përmbajnë filtra UV . Fibra e flokut kur i ke të lyer më përpara ose të dekoloruar është bosh. Në qoftë se ti e lë bosh dhe shkon në plazh, deti, dielli, kripa e dëmtojnë më shpejt se sat ë jetë plot me pigment . Boja e mbush plot dhe kur vjen pas plazhit e ke më të mbrojtur . Nuk duhet menduar që të shkosh në plazh pa e lyer flokun më përpara.