E vetme dhe pa familje, 72-vjeçarja Shpresa Lulo prej muajsh jetonte mes rrugës dhe spitaleve, pa një derë ku të trokasë dhe pa askënd që ta presë. Pas një gjendjeje të rënduar shëndetësore, e moshuara humbi ndjenjat në rrugë dhe u dërgua me urgjencë në spital nga qytetarë shkodranë.Por drama e saj nuk mbaron aty. Pasi lë spitalin, askush nuk e pret. Pa familje, pa strehë dhe pa mbështetje, Shpresa Lulo rrëfen se tërë jetën e ka kaluar me qira dhe se në momentet kur nuk kishte mundësi ekonomike, është detyruar të jetojë në rrugë.Në studion e emisionit “Pa Gjurmë”, 72-vjeçarja tregon edhe për një tjetër plagë të hapur: banesat sociale. Sipas saj, një shtëpi sociale i ishte caktuar, por më pas iu mor dhe iu dha një personi tjetër, duke e lënë sërish pa zgjidhje.Historia e saj prekëse solli reagim të menjëhershëm. Në lidhje telefonike, drejtori i Shërbimit Social Shtetëror për Qarkun Tiranë, Alfred Muharremi, konfirmoi se e moshuara do të strehohet në azilin e Kavajës, ku do të përfitojë të gjitha shërbimet shëndetësore dhe kujdes maksimal.Edhe pse shpreh dëshirën për të qenë pranë vendlindjes së saj, Shpresa Lulo falënderon për ndihmën e dhënë, duke e konsideruar këtë strehim si një shpëtim nga rruga. Pas muajsh endjeje dhe pasigurie, 72-vjeçarja Shpresa Lulo nuk do të flejë më në rrugë. Falë ndërhyrjes së “Pa Gjurmë”, ajo dërgohet në azil, duke nisur një kapitull të ri, me shpresën se vitet e mbetura do t’i jetojë me dinjitet dhe kujdes.
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘S’kam familje, fle në rrugë’/La spitalin pa njeri që ta priste, e moshuara shkon në azil
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë' | "Kam ikur nga shtëpia,po më detyrojnë’/Përballja e fqinjëve:Na shqetëson dhe na denoncon”
13 Mars, 18:18 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'- ‘Pas hekurave për faj të babait’/ I riu: Kërkoj drejtësi për atë që ndodhi në burg
12 Mars, 19:54 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë' - ‘Fëmijët na kanë braktisur, vetmia po na mbyt’/Të moshuarit: Shteti të kthejë sytë nga ne
11 Mars, 18:10 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë' | U zhduk nga spitali, gjendet i pajetë pas një muaji/ Gruaja: Dyshoj se i kanë bërë keq!
10 Mars, 17:54 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë' |‘Gruaja e paralizuar, pa shtëpi dhe ilaçe’/Prek burri:Ka plot netë që flemë edhe pa bukë
9 Mars, 17:53 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-U zhduk prej 5 muajsh, zbulohet numri i 27-vjeçares / Nëna: Ka frikë të kthehet në shtëpi
6 Mars, 21:33 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|‘Fëmijët na i morën, gruaja është shkaktare’/I riu: I linte vetëm në dhomë, ikte për kafe
5 Mars, 17:52 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|‘Nëna më la foshnje, burri më braktisi me fëmijët’/ 30-vjeçarja: Jetoj me vajzën e sëmurë
4 Mars, 17:30 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| 'Vajza më dhunon, më mori dhe paratë’/E moshuara:Kam frikë kur vjen,kërkon ti jap shtëpinë
3 Mars, 18:01 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|‘Vëllezërit m’i varrosi bashkia’/Prek 63-vjeçarja: Nuk u martova kurrë, jam rritur me ata
2 Mars, 17:50 -
Emisioni i plotë | Rekord në “Pa Gjurme”/ Brenda një dite gjenden dy persona, familjet marrin lajmin e shumëpritur
27 Shkurt, 18:18 -
Emisioni i plotë "Pa Gjurmë" | 'Vajza nuk telefonon, i dashuri e kontrollon’/Nëna:U zhduk në Milano dhe po e shfrytëzojnë
26 Shkurt, 18:06 -
Emisioni i plotë "Pa Gjurmë" | Ekskluzive/’Fëmija u shit në Greqi, e ble një familje’/Pas 31 vite zbulohet e vërteta e Jonuz Lugës?
25 Shkurt, 17:33 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë' |‘Na akuzuan se e ushqenim me forcë’/Babai: Na quajtën dhunues, vajzën në Francë na e morën
24 Shkurt, 17:35 -
Eva Dumani u riatdhesua nga kampi ‘i ferrit’ në Siri, avokati: Kontrata që bën të vështirë nxjerrjen e shqiptarëve nga ‘Al Hol’! Kur vdes burri, gruaja duhet të martohet me një ushtar
23 Shkurt, 19:13 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|Bleona Mata në Gjermani?/Shokon avokati Pjetra:Një grua më tregoi të vërtetën –Ja si reagon Bukuria
20 Shkurt, 23:59 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|'Pagova paratë para noterit, por ende s’jam pronar'/ Dy palët përballen LIVE për pronën
18 Shkurt, 18:50 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| 'Më abuzuan në grup, më detyruan të pija’/ Vajza: Më fejuan pa dëshirë, ndaj u zhduka
17 Shkurt, 18:39 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Më abuzuan në grup, më detyruan të pija’/ Vajza: Më fejuan pa dëshirë, ndaj u zhduka
17 Shkurt, 17:47 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë' |’Isha 13 vjeçe kur burri hallës abuzoi me mua’/Letra rrëqethëse: Më kërcënoi mos flisja
16 Shkurt, 17:32

