Zonja Albana solli katër sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Makarona furre me ragù / Supë kremoze me karrota dhe xhinxher / Majonezë me vaj rozmarine / Omletë për mëngjes me jeshillëqe.
Problemet me infertilitetin sot janë bërë gjithnjë e më të shpeshta, duke prekur çifte të moshave dhe historive të ndryshme. Sipas mjekut gjinekolog Dr. Shkëlqim Balili, faktorët që ndikojnë në uljen e fertilitetit janë të shumtë dhe të ndërlikuar – që nga stili modern i jetesës, stresi, obeziteti, ndotja e mjedisit, kimikatet që rrethohemi në përditshmëri, deri te problemet hormonale dhe mosha e vonshme për të krijuar familje. Në këtë bisedë në studion e "Rreze Dielli", Dr. Balili ndan këndvështrimin e tij profesional mbi shkaqet më të zakonshme të infertilitetit sot dhe jep këshilla të vlefshme për parandalimin dhe trajtimin e tij.
Seksi pas të 50-ave nuk është fundi i intimitetit, por shpesh një fillim i ri dhe më i thelluar i lidhjes mes partnerëve. Sipas gjinekologut Dr. Shkëlqim Balili, i ftuar në studion e "Rreze Dielli" kjo periudhë e jetës sjell me vete ndryshime fizike dhe emocionale si menopauza që mund të ndikojnë në jetën seksuale, por me komunikim, mirëkuptim dhe kujdes mjekësor, intimiteti mund të rilind fuqishëm. Dr. Balili thekson rëndësinë e shëndetit hormonal, mirëmbajtjes së dëshirës seksuale dhe fuqisë së lidhjes emocionale, duke e parë seksin jo thjesht si akt fizik, por si pjesë thelbësore e mirëqenies në çift, edhe pas të 50-ave.





















