Zonja Albana solli tre sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Mish me patëllxhanë / Qofte me mëlçi / Puding me oriz.
Kantautori i njohur Naser Berisha në një rrëfim për karrierën prej 40 vitesh në muzikë me baladat hit, jeta në Gjermani, puna në teatër dhe familja… Për herë të parë Naser Berisha nisi të këndonte në vitin e tretë të shkollës së mesme, në moshën 15-16 vjeçare, ku krijoi dhe band-in e tij muzikor. Ai rrëfen arsyet politike të asaj kohe të cilat bënë që grupi të shpërbëhej dhe të gjithë të merrnin drejtime të tjera në jetë. Por pas çlirimit të Kosovës, grupi u ribashkua duke krijuar këngë, të cilat janë ende hite sot e kësaj dite dhe këndohen nga e gjithë rinia shqiptare. Naseri ndan dhe disa sekrete të këngëve të tij të preferuara “Do të doja” dhe “A më kujton”. Naser Berisha në studion e “Rreze Dielli” i përlotur rrëfeu problemin shëndetësor që e detyroi të shkëputej nga muzika për të dytën herë për shkak të një sëmundje autoimune si alopecia, ku si pasojë i ranë flokët dhe e përjetoi me shumë vështirësi psikologjike. ”Unë u tërhoqa në atë kohë, nuk kisha vullnetin dhe forcën të këndoja më” teksa forcën për t’u ringritur e gjeti tek familja, e cila ishte mbështjetja e tij më e madhe. Aktualisht ai është një inxhinier zëri në Gjermani, ku punon në teatër dhe gjen kohën për të kënduar, sa herë organizohet me bandën e tij, ku së shpejti pret të publikojë dhe dy këngë të reja.
Shqiptarët tashmë kanë në dorë një aplikacion të ri të themeluar nga të rinj me ambicje dhe intuitë të madhe në fushën e teknologjisë. Gramoz Todori, themeluesi i "Markon" tregoi për "Rreze Dielli" si lindi kjo risi dhe çfarë të rejash sjell për përdoruesit shqiptarë. "Aplikacioni është shumë i lehtë për tu përdorur dhe ka një dizajn shumë intuitiv për eksperiencën e përdoruesve. Qëllimi i Markon është që përdoruesit të ndërveprojnë me kompanitë me një qasje të re motivimi, shpërblimi dhe argëtimi" - shpjegoi Todori. Ndërkohë, kjo risi është vlerësuar edhe me çmimin e inovacionit të vitit.