Zonja Albana solli tre sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Përpeq me petë të pjekura / Pastiçe me beshamel, djathë dhe brokoli / Supë krem brokoli.
Me nutricionistin e mjekësisë holistike Altin Joka flasim për kolagjenin, çfarë është ai, cilët janë faktorët që ndikojnë në pakësimin e prodhimit të kolagjenit në trup dhe cilat janë ushqimet dhe mënyrat e zëvendësimit të kolagjenit në trupin tonë. Flitet shumë për kolagjenin, por jo të gjithë e dinë se çfarë është dhe çfarë roli luan në organizëm? Çfarë është kolagjeni ekzaktësisht dhe si mund të ndikojë në jetën dhe shëndetin tonë? Pse kolagjeni bie pas moshës 20 vjeçare, cilët janë faktorët që ndikojnë në uljen e tij? A ka mënyra zëvendësimi natyral të kolagjenit në trup? Po suplementet me kolagjen a janë një zëvendësues i mirë? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve i marrim në studion e “Rreze Dielli” nga nutricionisti i njohur Altin Joka, i cili na tregon një sërë ushqimesh që ndihmojnë në rritjen e prodhimit të kolagjenit në trupin tonë.
Qëndrimi ulur për orë të tëra mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin, aq më tepër nëse nuk bëhet në mënyrën e duhur dhe mund të na çojë në problematika të llojeve të ndryshme. Sigurisht më të rrezikuar janë ato që punojnë në zyra dhe qëndrojnë 8 orë të ulur ku mund të ndjejnë dhimbjet e shpinës, të këmbëve apo të shpatullave, kjo si pasojë e pozicioneve të gabuara të qëndrimit. Kushtojini shumë vëmendje qëndrimit të trupit, pasi nëse kthehet në zakon ka shumë mundësi të përballeni me shumë problematika shëndetësore. Fizioterapistja Ledina Nikolla jep disa këshilla për të gjithë ata që punojnë në zyrë me orë të gjata. Tregojmë 5 ushtrime të thjeshta që do t'ju ndihmojnë të mbani posturën dhe qëndrimin në nivelin e duhur.