Një tjetër çift shqiptar denoncohet humbur në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV. Cifti Agim dhe Xhevrie Binçe 75 dhe 73 vjec rezultojnë të humbur që prej tetorit të vitit 2018. Një histori që mbart brenda një mister, sikundër ishte edhe rasti i çiftit nga Vlora Shpëtim dhe Teuta Pasho, që u denoncuan në Report Tv,por fatkeqësisht u gjetën të masakruar në Itali, trupat e të cilëve ishin vendosur të copëtuar brënda katër valixhe. Në kërkim të çiftit Bince ishte misioni i kësaj mesdite 7 shtatori nga emisioni’Pa Gjurmë’. Vëllai i Agimit, Skënderi i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Aleksandra thanë për moderatoren Odeta Dume se Agim dhe Xhevrie Binçen kishin mbërritur në Shqipëri në gusht të vitit 2018 për të kaluar disa muaj pushime në vendlindje, si dhe për të takuar të afërmit e tyre në Tiranë. Të pajisur me dokumenta të rregullta, ata jetonin prej 20 vitesh në Lion të Francës dhe nuk kishin fëmijë. Cifti qëndroi në Shqipëri deri në fillim të tetorit të po atij viti, kohë në të cilën ata do të ktheheshin sërish në Francë. Skënderi thotë se me të vëllanë u ndanë paqësisht dhe se ata nuk kishin shfaqur ndonjë shqetësim, përveçse kishin disa probleme me shendetin e tyre.Para se të ndahej Agimi i kishte lënë në dorë një letër, ku shkruhej kjo adresë: W3RUE PHILIPPE FABIA 8EM LION 69008 FRANCE, vend ku ata banonin në Lion. Por që nga ndarja me të vëllanë, në portin e Durrësit kur edhe e përcolli për herë të fundit humbi çdo kontakt me të. Skënderi i telefonoi disa orë më pas, për t’u siguruar nëse e kishte kaluar kufirin apo jo, por telefonat e të dyve rezultuan të fikur. Sakaq burrë e grua ishin zhdukur. Në 2018 Agimi dhe Xhevrije kanë ardhur në Shqipëri për pushime. Herën e fundit u takuam në shtëpi, dilnim bashkë dhe konsumonim kafe. Erdhi dita që ato do të iknin në Francë, ndërsa ne në Itali. U takuam në portin e Durrësit dhe qëndruam pak dhe më pas u ndamë. Ato u larguan me tragete të ndryshme, por që nga ai moment nuk dihet asgjë më për fatin e të dyve. Gjëndja e Agimit nuk ishte e mirë sepse rrinte tek shkallët dhe nuk lejonte askënd që të hynte brënda. Edhe bashkëshortja me probleme ishte. Ata vinin çdo vit në Tiranë. Pas nje viti, Skënderi dhe bashkëshortja e tij Aleksandra vendosën të udhëtojnë drejt Francës në adresën ku ata jetonin në Lion.Fatkeqsisht askush nuk e hapi derën. Ata pyetën fqinjët e tyre, ku këta të fundit i pohuan se Agimi dhe Xhevrija ishin larguar nga banesa disa muaj më pare. U nisëm në Francë pas humbjes së tyre dhe shkoj tek e njëjta adresë. Askush nuk e hapi derën. Fqinjët na treguan se kishte 6 muaj që kishin ikur në Shqipëri. Ne u shokuam, se ata nuk kanë mbërritur në familje. Fqinja na dërgoi në polici, por atje nuk ndodhej shefi. Fqinja na tha që të largoheshim dhe të mbeteshim në kontakt, do të na ndihmonte. Ne u larguam, por ajo nuk na e hapi më telefonin. Ndërsa dyshime se dicka e keqe ka ndodhur me fatin e tyre ngre edhe kunata në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ Nuk e dim sesi u shkëputën. Mendojmë se në Francë ka ndodhur dicka, mund të jenë shkëputur. Fqinja tha se ato kishin ikur me taksi dhe do ktheheshin në Tiranë. Unë e kam kërkuar Agimin edhe nga Italia në ambasadën në Paris dhe ato na drejtuan tek ju. Uroj që të jenë të dy mirë kudo që janë, të shkojmë t'i shohim. Ndërsa iu mbushën sytë me lot vëllai i Agimit, Skënderi bën një apel të fortë Denoncim kemi bërë vetëm në Itali, në Shqipëri jo, sepse qëlloi që u mbyllën rrugët. Uroj që Agimi të jetë mirë. Ta takojmë ta ndihmojmë sepse mund të jetë vetëm. Ta di ku është shkojmë direkt atje.
Erdhën për pushime nga Franca, zhduket çifti Binçe në portin e Durrësit
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Pa Gjurme-Dera e shtëpisë u gjet hapur,40-vjeçarja shpallet e zhdukur/Ja kush person e ka rrëmbyer? (26.04.2024)
26 Prill, 19:33 -
Pa Gjurme-Zhdukja e shqiptarit në Bari/Motra: I kishte refuzuar policisë të kthehej në shtëpi (25 prill 2024)
25 Prill, 18:58 -
La burrin dhe u zhduk në ’91, zbulohen gjurmët në SHBA/E motra pas 33 vitesh:Mos të ketë frikë nga…(24 prill 2024)
24 Prill, 19:04 -
Pa Gjurme-I zhduket mbesa para 2 javësh, tezja alarmon live: E rrëmbyen 2 persona, po e shfrytëzojnë (23/04/2024)
23 Prill, 19:23 -
Pa Gjurme-‘Më dëboi nga shtëpia se donte punonjësen e tij’/Përballet gruaja me ish-burrin biznesmen (22/4/2024)
22 Prill, 19:00 -
Pa Gjurme-Shokuese/Zhduket 13-vjeçari,nëna zbulon skandalin me mësuesin:I jepte lekë t’i dërgonte në
19 Prill, 20:08 -
Pa Gjurme-‘Nënën e rrëmbeu dhe e zhduki motra’/Akuza e 53-vjeçarit: E bëri për të vjedhur pasurinë
18 Prill, 19:21 -
I mas*kruan gruan në Gjermani, bashkëshorti rrëfen ngjarjen: E laj si fëmijë, ajo… ( 15 Prill 2024)
15 Prill, 14:21 -
Pa Gjurme dorëzon foshnjen 11-muajshe në jetimore,prek nëna/’Kam bërë gabime, mos më ndani nga Emil’ (11 Prill 2024)
11 Prill, 14:16 -
Gruaja e braktisi në spital e i vodhi lekët/Prek 44-vjeçari:Familja më vrau për së gjalli (10 Prill 2024)
10 Prill, 14:15 -
E dëboi nga puna, infermierja me aftësi ndryshe përballet me mjeken: Më diskriminove (8 Prill 2024)
8 Prill, 14:08 -
Përballet çifti:Tradhtia jote më ndau nga fëmijët/Ajo: Je maskara, vajza nuk të do (4 Prill 2024)
4 Prill, 14:06 -
Ekskluzive/Mëson të vërtetën pas 60 vitesh,ish-komandati i ushtrisë dëgjon zërin e vajzës… (3 Prill 2024)
3 Prill, 14:05 -
‘Me gruan dal nga shtëpia,djali na dhun*n’/ Flet i droguari:Më ndihmoni, nuk dua t’i vr*s (2 Prill 2024)
2 Prill, 13:59 -
Nusen ia dhanë pa dëshirë, shokon 36-vjeçarja/ ’Tallej me fëmijët, mua më kyçte në shtëpi’ (1 Prill 2024)
1 Prill, 13:58 -
Jeta e frikshme e tre fëmijëve poshtë një plastmasi/Nëna: Lahemi në natyrë, flemë edhe… (29 mars 2024)
29 Mars, 13:57 -
Pa gjurmë - Vëllai i shiti shtëpinë,mbeti në rrugë’/Prej vitesh ndihmoi endacakun,preket e reja:S’dua ta besoj
28 Mars, 16:40 -
I vdes gruaja e vetme në dhomë/45-vjeçari: E lashë tek prindërit, s’di si përfundoi tek… (17 prill 2024)
17 Prill, 19:35 -
Pa Gjurme-‘Më martuan me të sëmurë, urinonte në shtrat’/41-vjeçarja: Kunata më akuzon për tradhti
12 Prill, 18:00 -
4 fëmijë pa baba,nëna dëbohet nga i vëllai në rrugë/ ’Kur më vdiq burri, familja më...’
16 Prill, 18:00