Erdhi në jetë nga një përdhunim, mesazhi që i jep familja në ’Pa Gjurme’: Nënën tuaj e vrau...

23 Korrik 2021, 20:06

Një fëmijë erdhi në jetë nga një përdhunim. Një dramë e cila rëndoi shumë familjen Veliu nga Grabani i Lushnjes, pasi vajza e madhe Xhemile Veliu me probleme të shëndetit mendor u abuzua seksualisht në moshën 16-vjecare, nga një bashkëfshatar identiteti i të cilit nuk u mësua kurrë. Kjo është një nga ato histori nga dhjetra ndoshta të tilla që u mbajtën dhe nuk u denoncuan kurrë në atë kohë. Arbene Veliu erdhi në jetë në fund të vitit 1972 dhe kërkohet nga kushërira e parë e saj, në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’. Si një kërkesë nga nëna e saj Thëllënza Kruja kërkon ta bashkojë me mbesën, duke marr përsipër t’i realizojë ëndrrën më të madhe të saj. Historinë e mësoi nga nëna e saj, ndaj kushërira është në kërkim të kushërirës. Edhe pse në rrethana dramatike Xhemilja e mbajti fëmijën, ajo qëndroi 9 muaj me radhë e izoluar në shtëpi, për ta fshehur këtë shtatzëni. Foshnja u lind në maternitetin e Lushnjës, dhe u la aty. Familjarët kanë mësuar se më pas u transferua në shtëpinë e fëmijës Vlorë, nga aty ku dyshohet se u birësua. Kjo ngjarje la një vragë të thellë në familjen Veliu, e cila nga turpi, për t’i shpëtuar opinionit u detyrua të largohej në një tjetër fshat, në Plug. Thëllënza kërkon të rindërtojë këtë zinxhir të shkëputur me Arbene Veliun. Nëna që e lindi ndërroi jetë në moshën 35-vjecare.