Erion Isai: As te Garda, as te Kopshti Zoologjik! Teatri i Kukullave të bëhet tek Piramida

2 Prill 2019, 13:11 | Përditesimi i fundit: 2019-04-03 07:12:39

Mëngjesi i sotëm në studion e emisionit "Rreze Dielli" në Report Tv është përfshirë nga debati, kjo pas anoncimit të një inserti ku kryeministri Rama ishte shprehur se Teatri i Kukullave është një karakatinë që na turpëron përpara fëmijëve tanë e se uronte dhe besonte që deri në fund të këtij mandati qeverisës do të hapen  themelet  e  Bibliotekës  së Re Kombëtare dhe të teatrit të ri të fëmijëve pranë gardës.

I ftuar në studion e "Rreze Dielli", drejtori i përgjithshëm i Qendrës Kombëtare Kulturore të Fëmijëve, Erion Isai ka dhënë mendimin e tij përballë kësaj deklarate të kryeministrit, por edhe të kryebashkiakut Veliaj i cili ndan të njëjtin mendim me Ramën për sa i përket zhvendosjes së mundshme të teatrit të kukullave. Vet Veliaj në një emision televiziv ka dhënë idenë e vendosjes se teatrit të kukullave në ambientet e kopshtit të ri zoologjik. Isai tha se ai do të propozojë si godinë të re Piramidën, nga ku mund të pozicionohen edhe 2 salla, ndërsa Teatri aktual që gjendet përballë Muzeut Kombëtar të duhet të vazhdojë rrugëtimin e tij historik si parlamenti i parë shqiptar.

Unë jam drejtor i përgjithshëm i QKKF dhe Teatrit kombëtra të kukullave, dhe jo i godinës. Qkk ka qenë një bodrum tek 21-shi dhe sot është nga të rrallat godina me kushte në ambientet e reja në kinostudio. Po të pyesësh prindërit pakënaqësia e parë është kapaciteti i sallës dhe kushtet e sallës.