Euro 2020/ Belgjika nuk di të tolerojë! Danimarka kualifikohet në frymën e fundit, shkatërron Rusinë! Në 1/8 edhe Zvicra

22 Qershor 2021, 08:27

Belgjika është kualifikuar si e para me pikë të plota në grupin B të Europianit. Kombëtarja e drejtuar nga Roberto Martinez ka mposhtur 0-2 Finlandën falë golave të Vermalen dhe Romelu Lukakut në pjesën e dytë. Para se të zhbllokohej rezultati Belgjikës iu anulua një gol i realizuar po nga Lukaku që ishte në pozicion jashtë lojë.

Ndërkohë në mënyrë të befasishme e dyta e këtij grupi është renditur Danimarka. Skandinavët të cilët para kësaj ndeshje kishin dy humbje, shkatërruan me rezultatin 1-4 Rusinë në stadiumin e Kopenhagenit të mbushur plot me tifozë.

Sfida u zhbllokua në minutën e 38 nga Damsgard, ndërsa në pjesën e dytë dyfishoi Poulsen.

Më tej Rusia do të shkurtonte përkohësisht, por Danimarka falë supergolit të Christensen vulosi fatet e këtij takimi edhe pse më tej do të realizonte edhe Maehle.

Fitorja e kualifikoi Danimarkën si të dytën e grupit me 3 pikë, po aq sa Finlanda dhe Rusia që mbajnë respektivisht vendin e tretë dhe të katërt, por danezët kanë avantazhin e golavarazhit. Përsa i përket Finlandës, që u rendit e tretë, duhet të presë mbylljen e raundit të grupeve për të parë nëse do kualifikohet apo ajo.

Ndërkohë sipas ndarjes së bërë nga UEFA Danimarka në fazën e 1/8 do të përballet me Uellsin në ‘Johan Crujf Arena’ më 26 qershor në orën 18:00.

Vlen për t’u theksuar se edhe Zvicra ka prerë një biletë për në fazën me eliminim direkt, pasi ka siguruar matematikisht të qenurit si një katër skuadrat më të mira të vendeve të treta.