Familja Boçi një vit e gjysmë pas tërmetit

26 Janar 2021, 09:25

Veri Jug ka udhëtuar në fshatin Fushë Mamurras të Kurbinit dhe është bërë pjesë e jetesës në familjen Boçi në një ditë të ftohtë dimri, një familje e dëmtuar rëndë nga tërmeti I 26 nëntorit dhe që, aktualisht, është strehuar në një garazh makinash. Gërmadhat e banesës së shembur nga tërmeti, përfitimi vetëm prej 100 mijë lekësh për riparimin e shtëpisë nga pushteti vendor dhe pamundësia ekonomike për dy invalidët Boçi për ringritjen e shtëpisë nga e para. Cadra e sjellë nga Bashkia e papërdorshme dhe kushtet e jetesës në garazhin e makinave të djemve, që jetojnë me qera në Laç, me para të mara borxh dhe që janë të palistuar nga pushteti vendor për të përfituar fond për riparimin e shtëpisë, bonus të përkohshëm qeraje ose përfitimin e një shtëpie të re, edhe pse aktualisht jetojnë në qiell të hapur. Na ndiqni në reportazhin “Familja Boçi një vit e gjysmë pas tërmetit” realizuar nga moderator I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.