Fasule me mish të thatë nga zonja Vjollca

25 Janar 2021, 11:24 | Përditesimi i fundit: 2021-01-25 11:32:17

Fasule me mish të thatë

Përbërësit: 

400 gr fasule

4 copa mish të thatë ( Pastërma)

Pak vaj ulliri

2 qepë mesatare

1-2 thelpi hudhra

1 lugë gjelle salcë koncentrat

1 lugë çaji piper I kuq

1 spec pikant ( opsionale)_

kripë dhe piper të zi

Përgatitja

Fillimisht vendosim copat e pastërmasë në ujë që të largojmë kripën e tepërt për 1-2 orë. Ndërkohë fasulet I vendosim në darkë në ujë ose I shpëlajmë dhe I japim një valë për 10 minuta derisa të shohim që nuk rrinë në sipërfaqe të ujit. Derdhim ujin dhe I vendosim në një tenxhere me ujë për të zierë. Ndërkohë në një tigan ngrohim vajin dhe shtojmë fillimisht hudhrën të grirë imët, qepën dhe I kaurdisim derisa qepa të jetë transparente dhe të jetë e zhytur mirë duke I hedhur herë pas here pak ujë. Shojmë 1 lugë gjelle salcë, piper të kuq dhe i përziejmë duke shtuar përsëri pak ujë. Shtojmë qepën e gatuar në tenxheren me fasule, copat e mishit të thatë, 1 lugë çaji kripë, specin pikant dhe I lëmë të ziejnë derisa fasulet dhe mishi të kenë zierë plotësisht dhe lëngu të jetë trashur. I shërbejmë të ngrohta me turshitë që preferoni.