Fatmir Mediu: Opozitës i duhet një lidership i ri, marrëdhëniet me SHBA-të janë delikate

13 Maj 2022, 19:24 | Përditesimi i fundit: 2022-05-13 19:49:22

Nga emisioni ‘Kontrast’ në Report TV, kryerepublikani Fatmir Mediu apeloi që opozita të ulet në tryezë mes vetes për të zgjidhur situatën ku ndodhet. Ai deklaroi në studio se çdo lëvizje e njëanshme krijon vetëm konfuzion dhe nuk jep produktin opozitar që duhet të japë. Mediu shtoi se për momentin është shumë i rëndësishëm një rivitalizim i opozitës.