Fëmijët solidarizohen me bashkëmoshatarët e tyre të prekur nga talasemia

11 Korrik 2018, 13:42

Fëmijët solidarizohen me  fëmijët. Kështu do të përkufuzohej shkurtimisht veprimi i bukur dhe tepër human i disa fëmijëve. Edhe pse të vegjël në moshë, një grup nxënësish kanë vendosur që të perforomojnë në një shfaqje teatrore në gjuhën angleze dhe me paratë e fituara të blejnë libra për fëmijët e prekur nga talasemia. Në vendin tonë është tepër i lartë numri i të prekurve me talasemi dhe nevojat e tyre janë të shumta, por ajo që është e rëndësishme është që ne të gjithë sadopak, mundemi tua bëjmë atyre më të bukura ditët e shtruara në spital duke i lënë ata nën shoqërinë e librave. Një pasdite të këndshme, në Teatrin Kombëtar Eksperimental, ndiheshin zërat e fëmijëve, e atyre që performonin me emocione në skenë, dhe atyre që gumëzhinin duke përsëritur rreshtat në prapaskenë.

Puna e fëmijëve dukej që kishte qenë disamujore, pasi shfaqja zgjati gati 2 orë dhe në sytë e tyre ndihëej gëzimi që pak kohë më vonë do të shkonin të vizitonin bashkëmoshatarët e tyre për tiu dërguar dhuratat e tyre.

Të veshur dhe të lyer ashtu si personazhet e tyre në skenë ja emocionet e të vegjëlve pas mbarimit të shfaqjes.

Po ashtu shumë të kënaqur janë edhe të afërmit e fëmijëve , të cilët i kanë ndjekur ata hap pas hapi në këtë veprimtari kaq për tu vlerësuar të tyren.

Ato që i kanë ndihmuar fëmijët në këtë hap të madh human janë Iris Pupuleku dhe Elizabeta Biba, të cilat shprehen se kjo veprimtari nuk është e para e organizuar dhe që pritet të pasohet nga të tjera.