Engjëll Bregu, mësuesi i dënuar për pedofili në Berat, ka rrëfyer të vërtetën e tij në emisionin 'Pa Gjurmë' në Report Tv. Përballë gazetares Odeta Dume, Bregu ka pranuar se ka përqafuar një nga nxënëset e tij të klasës kujdestare, por kurrsesi me qëllimin për të abuzuar seksualisht me të. Bëhet fjalë për një ngjarje e ndodhur në vitin 2003 dhe të gjithë e mendon një hakmarrje nga ish-vjehrra në bashkëpunim me ish-gruan. Në këtë "skemë" ai përfshin edhe gazetaren që ka publikuar lajmin aso kohe. Kjo sepse sipas tij, gazetarja që ka publikuar lajmin ka qenë kolege me ish-gruan e tij dhe thekson se është e njëjta që e ka rikthyer në vëmendje edhe rastin e pak ditëve më parë. Ai flet edhe për një ngjarje të ngjashme që i ka ndodhur edhe në vitin 2009, ku është akuzuar për pedofili, por aso kohe ngjarja nuk është bërë publike në media, por vetëm mes mësuesve dhe Drejtorisë Arsimore në Berat. "Unë jam dënuar vetëm pse i kam hedhur në dorë qafën në ekskursion, në ambient të hapur, po ka dhe nxënësi qejf që të përqafohet nga mësuesi. Mediat kanë marrë indicien nga drejtoresha. Kam qenë 43 vjeç, 23 vite punë, jepja mësim në Uznovë, jepja matematikë dhe fizikë. Nxora klasën kujdestare në ekskursion në Bugovë, rrugës duke qeshur, kam qenë mësues i ri në atë shkollë, se u mbyll shkolla e Kalasë dhe u emërova mësues në Uznovë. Mund të kem përqafuar 2, 3, 4, i hodha një vajzë dorën në qafë që as nuk kishte zhvillim, që të thoje e bëra me qëllim, nëna bëri denoncimin, u arrestova. Kërkova dëshmitarë, nxënësit nuk vinin erdhën me polici, unë dyshova për një njeri tjetër. "Po s'ta pa syri e veshi mos fol më ka thënë babai", dyshova se ma ka bërë dikush, u dënova me 7 muaj nga nëntori në shkurt 2003 për "vepra të turpshme". Isha i divorcuar në atë kohë, dhe nga martesa e parë kisha dy vajza, po bëhej gjyqi i pajtimit, por nuk u bë gjë. Kur kam dalë, më ka thirrur shefja e kuadrit, i çoj vendimin e gjyqit dhe i thashë do bëj disa ditë pushimi që të punësohem. Atëherë kam qenë vetëm, familjarët i kam padur larg, më ofruan punë, pasi i çova vendimin e gjyqit, se nuk e pranoja që e kam bërë, kërkova pafajësi, e ndoqa në Apel, por pa përkrahje dhe pa lekë, dhe e dimë se si do shkonte drejtësia, nuk munda dot të fitoja pafajësinë, nuk pati vendim për profesion që të pezulloja. U riktheva si mësues, zëvendësova një që kishte leje lindje, deri në 2009, se në janar kur mbaroi simetri, ishte një kolege punë dhe më thotë "të ndërrohemi bashkë" dhe mua më bëhej mirë se dilja afër Urës Vajgurore dhe bëra ndërrimin e shkollave, në prill unë jam martuar, mora gruan e dytë, fill pas martesës, pa mbushur muaji, ndodhi një incident, duke më thënë në Drejtori Arsimore që prindër dhe nxënës të kanë akuzuar për ngacmim seskual, ka ndodhu në Ciflig të Beratit dhe më bëri çudi se ishte e njëjta gazetare që bëri kronikën në 2003 dhe ajo në 2009. Unë dyshova se mund të jenë mashtruar, DAR e Beratit nuk më tregoi asnjë emër, se kush ka bërë denoncimin, kërkova ballafaqim me drejtorin, e kanë pyetur, ai tha "asnjë fëmijë nuk ka denoncuar", pastaj ika dhe nuk vazhdoja dot më me këto gjëra. Nëse do e kisha bërë do kisha varur veten, pedofilia është sëmundje, nuk është ves, ky mësues 36 vjet paska pasur një incident në 2003 në moshën 43 vjeç, do e kisha shfaqur edhe më parë", rrëfen ai.
Flet mësuesi i dënuar për pedofili në Berat:Dyshoj te ish vjehrra e ish-gruaja
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Pa Gjurme-‘Po më vdiq nëna, me kë do të jetoj?’/Djali i sëmurë:Motrat e vëllezërit më kanë braktisur
19 Nëntor, 00:23 -
Pa Gjurme-“Me karrocën e barit nxjerr vajzën në oborr”/Qan nëna: 28 vjeçe, s’ka ecur e folur kurrë!
18 Nëntor, 01:42 -
Pa Gjurme-‘Lashë punën, xhelozonte për pronarin’/Gruaja:Vajza e denoncoi pasi tentoi të më godiste
13 Nëntor, 17:52 -
Pa Gjurme-‘Ia fala tradhtinë 3 herë, ajo nuk ndalej’/44-vjeçari:Më la fëmijët dhe iku me të dashurin
12 Nëntor, 17:00 -
Pa Gjurme-A është rrëmbyer Saxhide Disha?/I biri:Gjurmët e nënës i zbulova,ishte shumë afër shtëpisë
10 Nëntor, 17:49 -
Pa Gjurme-‘Nuk ia donim nusen, ajo na i largoi djalin’/Përballja vjehërr-nuse:Ku e zhduke tim bir?
10 Nëntor, 16:31 -
Pa Gjurme –10 mijë € për nënën e zhdukur!/Doli nga burgu pas 12 vitesh, zhduket edhe 34-vjeçari!
4 Nëntor, 17:53 -
Pa Gjurme-‘Flemë të uritur, s’kemi lekë as për ilaçe’/Çifti i moshuar: Na ndihmoni të jetojmë!
2 Nëntor, 20:22 -
Pa Gjurme- PËRBALLJE E FORTË BURRË–GRUA | Ajo: Më doje për para/ Ai: Mos mashtro, trego të vërtetën!
30 Tetor, 16:49 -
Pa Gjurme-‘Më trego ku e kam djalin!’/Përballja babë-shok për Entolin: Më telefonoi duke qarë!
29 Tetor, 17:23 -
Pa Gjurme-‘Gruaja e la, djali plagosi të dashurin e saj’/Babai: Doli nga burgu dhe m’u zhduk
22 Tetor, 12:41 -
Pa Gjurme- ‘Nëna vdiq, babai e la motrën në jetimore’/ Vëllai: E pashë Lizën në TV dhe dua ta njoh
9 Korrik, 18:04 -
Emisioni i plotë "Pa Gjurme" – “Foli me të fejuarën dhe fiku telefonin”/ Motra: Kam frikë se ka gabuar diku…
18 Qershor, 07:48 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - Ekskluzive/Thyen heshtjen vëllai i Eglant Koçit: S’dua ta besoj, ai i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 23:09 -
Ekskluzive/ Dyshohet se u vra, vëllai i Eglant Koçit thyen heshtjen në ‘Pa Gjurmë’: Nuk dua ta besoj se ai është autori, i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 17:33 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Kam mall për shokët e jetës’/I moshuari kërkon 2 miqtë që humbi pas ushtrisë e viteve ’90
3 Qershor, 17:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| 'Më la me tre fëmijët dhe iku me tjetrin’/I riu: Hodha poshtë babain, por ajo më tradhtoi
2 Qershor, 18:28 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Premtoi se do të vinte për festa, iku dhe la gruan’/Vëllai:Kishte dy pasaporta,dyshoj se…
1 Qershor, 17:36 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘27 vite që si kam parë fëmijët’ Babai: Gruaja më iku kur isha në punë, vëllezërit e saj…
29 Maj, 17:23 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|‘U zhduk në Greqi, përfundoi në varr pa emër?’/Familja kërkon të vërtetën për Enver Gegën
28 Maj, 18:13
